• |
ide | kryesore

Aksident në Bulqizë, i riu niset me helikopter drejt Traumës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë u shënua pasditen e sotme në Bulqizë. Një 30-vjeçar i cili po udhëtonte me motor nga lagjja e vjetër në lagjen e re të qytetit të Bulqizës është përplasur me një shtyllë ndriçimi. Për pasojë, drejtuesi i motorit është plagosur rëndë dhe është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se 30-vjeçari me inicialet B.Ll, ka fluturuar në ajër e më pas është përplasur me asfaltin.

Ai u dërgua menjëherë nga kalimtarë të rastit në spitalin e Bulqizës ku mori ndihmën e shpejtë, më pas u transportua në gjendje të rëndë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *