• |
ide | kryesore

Aktorët që u harruan nga Hollywood

-Instant, Paparazzi, Slider

Nuk ka dyshim se disa yje të Hollywood nuk shkëlqejnë më si më parë. Karriera e tyre ka marrë tatëpjetën dhe vështirë të kthehen siç kanë qenë dikur. Duhet të ketë qenë zhgënjyese për këta aktorë fakti se pritshmëritë e tyre nuk janë realizuar. Por cilët janë ata? Ja një liste e tyre!

Adam Sandler, aktori me filmat e së cilit të gjithë kemi qeshur, nuk do të shfaqet më aq shpesh sa më parë. Karriera e tij u përmbys që pas filmit “Don’t mess with the Zohan”. Që pas këtij filmi, edhe filmet e tjerë të luajtur nga aktori konsiderohen nga kritikët si filma të dobët. Në fillimet e karrierës së tij, Eddie Murphy ishte një nga aktorët më komik në ekran. Çdo film i tij mirëpritej shumë mirë nga publiku, por “A Thousand words” nuk ishte i tillë. Ai u vlerësua 26/100. Cameron Diaz ishte në kulmet e karrierës së saj në vitet 1998 – 2002. Ajo luajti disa filma të cilët i dhanë asaj famë botërore. Por kur ajo luajti në fimin “Annie” nuk u prit mirë nga audienca. Mesa duket që pas këtij filmi të vitit 2014, statusi i saj si yll Hollywoodi i Cameron ra.


Jim Carrey është një tjetër aktor që nuk është më si më parë. Të tjerë aktorë Hollywoodin, karriera e të cilëve thuajse është shkatërruar janë Mel Gibson, Catherine Zeta-Jones, Tim Robbins, John Travolta, Kevin Costner, Drew Barrymore etj.

3 Comments

  1. Nga gjithe keto te vjen keq vetem per Mel Gibson, Jim Carrey, pak per Tim Robins, per fytyren e Zeta Jones dhe sigurisht per shalet, bythen dhe injorancen e lezetshme te Cameron Diaz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu