• |
ide | kryesore

Aleanca për Teatrin ‘përfshihet’ edhe tek reforma zgjedhore, i shkruan letër Bashës: Zgjidhja është sistemi me lista të hapura

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar një letër kreut të PD, Lulzim Basha. Në letër Aleanca rikujton kontratën që ka nënshkuar me kryetarin e PD-së për ndryshimin e sistemit zgjedhor.


Aleanca për Teatrin thekson se zgjidhja e vetme është miratimi i sistemit proporcional kombëtar, me lista të hapura, si e vetmja alternativë për ndryshimin e sistemit, pa ndërhyrje në Kushtetutë.


Letra e Plotë:

I nderuar z. Basha,
më 25 korrik 2019, ne, anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (AMT), kemi nënshkruar një kontratë me ju, si kryetar i PD dhe Opozitës së Bashkuar. Në paragrafin 5 të kësaj kontrate shkruhet:

“Partia Demokratike angazhohet për një sistem zgjedhor, që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese, që synon rritjen e kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve apo forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit. Diskutimi mbi këtë çështje duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë në hartimin e tyre përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.”

Sot mbushen 10 muaj nga nënshkrimi i kësaj kontrate dhe ky konsultim nuk ka nisur ende, ndërsa mbetet më pak se një javë nga afati për miratimin e reformës zgjedhore.

Në këto kushte, ne gjykojmë se zgjidhja e vetme është miratimi i sistemit proporcional kombëtar, me lista të hapura, si e vetmja alternativë për ndryshimin e sistemit, pa ndërhyrje në Kushtetutë.

Ne kërkojmë gjithashtu hapjen e debatit kombëtar për një Kushtetutë të re, hartimin brenda vitit dhe miratimin me referendum në pranverë 2021.

ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT

6 Comments

    1. Luli do të sugjeronte 17 05 2017.

      Pse nuk pranoni çfarë është më e mira për ne? Pse shikoni me sytë e kryetarit?

  1. Kundër kujt do të ngresh një “front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”, kur fare mirë e di, se Monika nuk la këpucë, çizme, presion dhe fjalë pa thënë kundër “diktatorit” Rama, dhe asgjë nuk e gjen ? Alibira të tilla, i shërbejnë vetëm Doktorit dhe Lulzimit, por edhe ata ndoshta po ti pyesësh tek e tek, do të ishin kundër jush gjithsesi. Shqipëria zoti Meta, ka 30 vjet që është ndarë nga diktatura, ka 30 vjet që ka vendosur demokracinë funksionale,lulushi dallohet per mbajtje fjale,pse habiten keta aleancistet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu