• |
ide | kryesore

Roli i fundit i një artisti barbar

2, Ide



Një ditë maskat bien, ato nuk janë të përjetshme. Bashkë me shembjen e përdhunshme të Teatrit Kombëtar, Edi Rama ka rrënuar edhe imazhin që ndërkombëtarisht, me aq shumë kosto dhe dredhi pati kultivuar në vite: atë të një politikani që frymëzohet nga artisti që ka brenda vetes. Nëse kjo klishe ka dalë boje prej kohësh në Shqipëri, asaj me sa duket po i vjen fundi edhe në Europë.

Nata e 16 majit, kur si një diktator tipik, në fundjavë dhe në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, ai vendosi të fusë fadromat mbi një godinë historike, ka shënuar kthesën e madhe.

Gazeta e referëncës në Francë, Le Monde, sot i ka kushtuar një artikull të gjatë antitezës midis klishesë së artistit të dikurshëm që leu plot ngjyra Tiranën dhe kryeministrit që sot shkatërron trashëgiminë. Le Monde del edhe përtej etikës së saj gazetareske duke vënë që në titull togfjalëshin: “Akt barbar”.

Lexo më tej:

Le Monde e quan shembjen e teatrit “akt barbar”, vë Anri Salën kundër Adrian Pacit

Po t’i hedhësh një sy pasqyrës së shtypit të mediave më prestigjoze në botë, shumicën e të cilave Lapsi.al i ka botuar (shiko poshtë), epitetet për kryeministrin shqiptar janë të frikshme. Askund nuk gjen më jehonën e njeriut të kavaletit, ngjyrave dhe penelave. Ato janë zëvendësuar me togfjalshat “grusht shteti”, “truall për ndërtim”, “autokrat si Vuçiçi”, “aferë korruptive”.

“Puç në kohë pandemie” e quan shembjen e teatrit, austriakia Der Standart. “Artisti që ka zhgënjyer shpresat e të rinjve që sot po braktisin vendin”, vazhdon francezja, Liberation. “Sloganet kundër rikthimit të diktaturës nuk përdoren rastësisht”, vë re “Il Fatto Quotidiano”. Ndërsa “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka tërhequr vëmendjen shurdhëria ndaj thirrjes së BE për dialog.

Analiza/ Gjithë shtypi botëror kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Pra, si kurrë më parë, ka një konsensus për ta vizatuar ndërkombëtarisht Edi Ramën ashtu sikurse e njohin edhe shumica e shqiptarëve.

Me shembjen e teatrit duket se maska e tij e fundit është grisur. Propaganda, të cilës i frynin gratë që ai ka katapultuar në politikë, duke e quajtur si “brand-i i Shqipërisë në botë”, apo “artisi me famë ndërkombëtare” tashmë është rrëzuar. Bashkë me të ka rënë edhe teknologjia 20 vjeçare e mashtrimit të të huajve (me fabulën e artistit revolucionar) për ta përdoruar atë më pas si mjet për të sunduar shqiptarët.

Natyrisht, çmimi për të nxjerrë në pah këtë të vërtetë, ishte i madh. Tirana nuk do të ketë më një nga stolitë e saj, qytetarët ndihen më të pafuqishëm dhe më të ligështuar, dhuna shtetërore ka marë përmasa të papara… Por gjithësesi, mes kësaj errësire, duhet parë pak dritë në fund të tunelit. Miti i politikanit artist, i sponsorizuar ndërkombëtarisht me këmbëngulje për 20 vjet, është rrëzuar bashkë me projektin e Giulio Bertesë. Çfarëdo që të ndodhë, ai nuk është më i rikuperueshëm.

©Lapsi.al



21 Comments

  1. Shqiptaret,e njohen Ed Ramen qe ne vitin 1998,me vjedhjet ne projektin “Kthimi ne identitet”,.Sot,.me gjithese me shume vonese,po e njeh edhe shtyti dhe media boterore.Po ambasadoret e akredituar ne Tirane,nga e gjithe bota,BE si edhe Amerika,kur do ta njohin realisht,kete Kryeminister pervers-shkaterrues,vetem per te vjedhur dhe njeriu qe nuk njeh ligjet e vendit te vet,bile nuk respekton dhe shkel,edhe ligje,qe i ka bere vete?Ambasadorja amerikane,ne rast se nuk i kupton makinacionet e Rames,te mos bredhe zyre-me zyre,per te gjetur thashethemet,per reformen ne drejtesi,por te shkoje direkt tek kryeministria,e t’i kerkoje llogari,cka bere ai per kete reforme,me Dvoranin Obdat dhe Euralius,qe e persheshen reformen simbas interesave te tyre,dhe kete pershesh,ju a detyron te gjitheve,qe ta hane,si “dhurate”,prej tij.

  2. Por edhe me kete artikull realist, e objektiv, a thomi qe do ndreqt i pa ndreqeshmi? Mire qe maska iu cjerr, por surrati kur di i cirret banditit, dhe mendja e tjetersuar kush do ia ndryshoi, sepse nuk po ibejne gje edhe ilacet, andaj per kete e ato qelbesira qe i shkojne pas, e qe bashkepunojne, menyra me efikase eshte shporrija, shporrie me dhune popullore, qe ti zhduket edhe historia e korona virusit qe e kultivoi me veset, e dinakerine e etjes per pushtet.

  3. Keto gazeta europiane gjithmone duan lajme .Kur fuqite europiane bene traktatin famekeq te Londres dhe e pergjysmuan Shqiperine ,keto gazeta merreshin me llojin e parfumeve qe perdorin grate.
    Te ishte per keto gazeta Shqiperia do te ishte gjysma e kesaj qe eshte sot.Dihet qe Trocki e demaskoi kete traktat kurse gazetat ziheshin se kush zbulonte dashnoret e qeverive.
    Rama eshte diktator ne demokraci.kete rol ne ja dhame vehte dhe ka gjasa qe ky Rame te fitoje perseri se[se , me keto “ledhatime” tip Shkullaku apo Bejte nuk ka asnje kaus qe e rrezon.
    Mbas tre ditesh do harrohet edhe teatri dhe Meta do gjeje ndonje aresye tjeter qe te ruaje bythen e tij zbathur.
    Bota ben gallate me ne dhe nuk shoh asnje indikim tek opinioni i gjere.
    Pothuajse 90% e popullates nuk kane qene kurre ne teater dhe nuk e kane idene se per cfare behet fjale.
    Tashti fillon dhe ndertimi nga termeti dhe hajde mbaje Ramen.
    I kemi degjuar gazetaret apo analistet apo mendimtaret kunder Rames por nuk kane asnje identitet.
    Rama me keto pacavure shkrimesh jeton edhe nje pale tjeter zgjedhje.

  4. “Une nuk pranoj te zbatoj urdherat e nje njeriu qe me heq te drejtat e mia”
    – jane fjalet e aktorit Florian Binajt te Portokallise qe imiton Ram petllen. Edhe Floriani i urte e humbi durimin…

  5. Edhe pse femijen e fabules nuk e degjoi njeri ne Oborrin Evropian, MBRETI MË NË FUND DOLI LAKURIQ….. VETË!

  6. vazhdo ti ando kerko me qirinj artikuj neper skutat e evropes. teatri iku ti numeron ngushellimet. hajdar. me rob si ty i gjati rri 100 vjet ne pushtet

  7. Ai nuk eshte gje tjeter vecse trashegimtari me i denje i xhelateve komunist ai eshte i mbrujtuj me urrejten me te eger kunder popullit shqiptar dhe me mentalitetin se cdo gje u takon atyre pasi ne 44 tren erdhen si pushtues grabitqare permes dhunes dhe terroritpor po gabohen rende

  8. BOTA E KA NXJERR LAKURIQ SI HORR ZOTI BUSHATI…NJE NJERI ME I QIK MORAL DO TE LARGOHEJ ME BISHT NDER SHALE,POR EDI RAMA NUK E BENE KETE SE E KA MAR KOPARIN EDHE TE TOKAVE NE TIRANE DHE GJITHE VIJES BREGDETARE POR EDHE TE TRANSPORTIMIT TE DROGES ..TANI VETEM ZAGARET E TIJ TE TREDHUR DHE MIREPAGUAR NGA ORGANIZATA PO E LAVDEROJN,Psh YMER GELBAZA,CARLO BOLJA BOLINO,SOKOL SALLAKU-SKYPE-.ALBAN DUDUSHI SKENDER KURVA MINXHOZI DHE LORENC ZAGARI VANGJELI

  9. Me vjen keq qe ne moshe te madhe kuptoj se kam gabuar qe ndenja ne Shqiperi. Jam 60 vjec dhe nuk kam se ku shkoj. Sa hare kam shkuar ne teater. Sa kujtime kam aty. Kjo eshte keqardhja ime e thelle. Tani cdo gje ka marre fund. Eshte e kote. Nuk eshte halli te ky i semure. Por fakti se ky po semur gjthe popullsine. E degjuat per te dielat pa makina? A e imagjinoni sikur ta beje psh VKM? Dhe kjo nuk eshte asgje para asaj qe na pret. E ka thene vete skizo-psikoja. Nuk keni pare asgje akoma. Kush eshte i ri ka kohe te ike nga syte kembet. Te tjeret te rrine ketu e te merren me skizon dhe me alucinacionet e tij pas cdo vize te bardhe. Une nuk shpresoj me ne asgje. Popullin e ka me vete. Askujt nuk i behet vone per teatrin apo per teatrin e kukullave, qe me sa duket e ka rradhen. Jemi popull vrashnjar. E meritojme.

  10. Fatkeqesisht, Bushat, ne histori kane hyre edhe BARBARET!
    Pavaresisht se ne anale te historise konotacioni perkeqesues “barbar” mbeti dhe u forcua per te treguar pikerisht njerez si Rama, ajo kope arriti te mposhte edhe Perandorine Romake vete!
    Sot ne jemi si Roma atehere…

  11. Si gjithmone i sakte Z.Bushati.Gjithshka shkon ne lik te vet thote populli.Edvin D’Rama eshte djalli qe ka luajtur gjate gjith jetesse tij engjellin jasht rrethit te tij,sepse ata qe e njohin nga afer e dijn,qe ai eshte zyrtarisht nje i semure psiqik.Nje Kryeminter qe perdor Leket e takspaguesve sikur te ishin te tijat.500 mije Euro harxhoi Kryeministri Rama ne Bienalen e Venecias per interesa private,e dokumentuar kjo,por asgje nuk ndodhi,u harrua!Dhe sa Leke te tjera xhepi nga buxheti shtetrore ka harxhuar Rama per ekspozimin e zhgarravinave te tij ne Austri dhe Gjermani.Vjedhjet e Rames dhe bandes rilindase,jan miliarda Euro.Tre dit zgjat çudia tek ne.Metoda Rames mbas nje afere korruptive,bëj sa më shpejt nje afere tjeter,por te diskutueshme,per te lënë ne harrese
    te mëparshmen ,eshte nje praktike e njohur tashme e mafies së “rilindjes”.Dorheqja e Kryeministrit maqedonas sepse nuk mbajti vetem nje premtim,ate te mos-hapjes se negociatave me BE-n,na”detyron”te bejem nje krahasim me fqinjin.
    Në vitin 2011, Ministria e Brendshme e Maqedonisë kishte vendosur të blejë një makinë të blinduar deri më 243 mijë euro. Por,me insistim të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ministrja Jankullovska kishte nënshkruar vendimin për blerjen e një makine tjetër,të pajisur sipas shijeve të Gruevskit, vlera e të cilës kishte arritur në mbi gjysmë milioni euro. Gjykata e Apelit në Shkup dënoi ish-Kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski me dy vjet burgim,me 4 vjet e gjysmë burg është dënuar edhe ndihmës-ministri i Punëve të Brendshme Popovski,ndërsa një proces i veçantë u zhvillua edhe ndaj ish ministres Gordana Jankullovska.Demshperblimi i Françesko Beketit me shumen prej 140 milion Eurosh,per faj te Kryeministrit dhe Erion Velias,por sidomos te Kryeministrit qe ka gjithshka ne dore,eshte 280 here më i madh se sa vlera e Makines se Gruevskit,qe i bie se denimi i Rames
    duhet te jete 560 vjet.Por rasti i Rames ne krahasim me ate te Kryeministrit Gruevski,ka nje ndryshim.Makina qe bleu Kryeministri Maqedonise i mbeti po Shtetit,megjithese mall ne vlere,ndersa Leket qe i paguajn takspaguesit shqiptare Françesko Beketit,jan te humbura ne te gjitha format.Prandaj denimi nese e rrumbullakosim,duhet te jete 800 vjet,500 vjet Rama dhe 300 vjet Veliaj.(Per faj te Rames,Gjykata e Strasburgut demshperbleu Vjehrrin e Beshes me 14 milion euro,askush nuk flet,nderkoh qe nje qytetare shqiptare denohet me burg per kamatvonese te energjise elektrike me vlere 28 mije Leke vjetra,qe nga turpi vrau veten.)

  12. Ja paske cjerre masken o And
    Puna eshte se kshu ja corren masken enverit perendimi e amerika e ai prape 40 vjet ndenji ne pushtet deri sa e mori zoti.

  13. I ter shkrimi vjen era deshtim. Po nga ato deshtimet me te dhimbshme. Skam cti bej pushtetit me forcen time dhe po kapem pas fijeve te kashtes qe gjej ne internet. Copy paste fraza 2-3 fjaleshe te cdo diplomati me emer te huaj. Qe te mos dukem i lodhur fare. Sic je fundja. O pika me te tille gazetare pabythsa shqiperia nuk shkon askund.

  14. Dua t’u tregoj një fakt interesant që unë e mësova rastësisht nga një i afërm në Stamboll, mik dhe bashkëpronar i spitalit ku Nano bënte operacionet estetike të rinimit të tij. Në mos gaboj, ka qenë viti 2004. Në bisedë e sipër ai më thotë, “në spitalin tim ku ndodhet Nano, erdhi edhe Berisha dhe qëndruan gjatë me njëri-tjetrin”.

    Nuk është e mundur, thashë.

    Por në mbrëmje, në lajmet e televizioneve turke pashë që Berisha ndodhej në Turqi me ftesën e Mesut Yilmaz për inaugurimin e një centrali në Gebze të Turqisë, financimi i një firme me emrin ENKA. Duke ditur lidhjet e Berishës me këtë firmë italiane dhe me ortakun e saj turk Sharik Tara, kuptova që edhe ky takim i Nanos me Berishën ishte bërë.

    Unë sot jam i bindur që “armiqësia” e Nanos me Berishën ka qenë vetëm në pjesën e dukshme, ndërsa në prapaskenë ka patur një aleancë të djallit mes tyre. Sic jam i bindur që fijet e saj i luanin si të donin duar që nuk ia kanë dashur kurrë të mirën Shqipërisë. Këtë e kam thënë disa herë dhe i qëndroj fort.

  15. Edhe ajo sms banale që publikoi Ilir Meta tregon se opinionin mbi çdo çështje të nxehtë e krijojnë SHBA dhe BE, dhe e qarkullojnë mes tyre duke informuar Edi Ramën dhe Ilir Metën.

    Kaq e thjeshtë është.

    Po qe se reformën në drejtësi, do ta kishte në dorë Edi Rama, jam i sigurtë se Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk do të shqetësoheshin kurrë.

    Problemi i tyre real është jo se Edi Rama ndihmohet nga SHBA dhe BE, për të çuar deri në fund reformën në drejtësi, por se Edi Rama është dakord dhe së paku nuk ka çeduar në mbështetjen e detyrueshme kushtetuese ndaj SHBA dhe BE për reformën në drejtësi.

    Problemi i tyre është se ata ndjehen sikur kanë dorëzuar me duart e tyre, kokën në tepsinë e SHBA e BE, dhe jo të Edi Ramës. Po ta kishin tek tepsia e tij nuk do shqetësoheshin. Aty ku e kanë dorëzuar ndjehen të frikësuar dhe me kaq shpjegohet gjithçka, nga kjo lëvizje e re kundër SHBA e BE, që në fakt tregon frikën e vjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *