• |
ide | kryesore

Basha: Bizneset po mbyllen në çdo cep, paketat ekonomike ishin gënjeshtra

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lulzim Basha thotë se pas takimeve me bizneset në Tiranë fjalia që dëgjonte më së shumti ishte ‘Po falimentojmë’.

Sipas Bashës bizneset po mbyllen në çdo cep të Shqipërisë pasi nuk ka xhiro, konsum dhe para.


Basha thotë se shkaktar është qeveria dhe Edi Rama pasi dhe paketat ekonomike gjatë pandemisë ishin vetëm gënjeshtra.

STATUSI NGA LULZIM BASHA 

Gjendja e bizneseve bëhet çdo ditë e më keq.Nuk ka xhiro, nuk ka konsum, nuk ka parà, sepse kjo qeveri nuk i ka në llogari ata që punojnë me ndershmëri. “Po falimentojmë”, është ajo që dëgjova më shpesh sot nga pronarët e bizneseve të vogla në njësinë 3 në kryeqytet.

Është njësoj keq kudo. Në Tiranë, në Durrës, në Shkodër, në Vlorë, në Korçë. Në çdo cep të Shqipërisë bizneset po mbyllen, papunësia po rritet dhe numri i familjeve në varfëri është shtuar.

Biznesi dhe ekonomia nuk mbahen dot në këmbë as me urdhrat e facebook-ut të Edi Ramës, as me gënjeshtrat e tij. Paketa e parë ishte një gënjeshtër. Një ndihmë qesharake, që nuk mbulon as taksat apo tarifat e rritura lokale, as faturat e larta afrofe të energjisë dhe të ujit. Paketa e dytë ishte gjithashtu një gënjeshtër, më pak se rroga minimale për 2 muaj e gjysëm mbyllje e detyruar e biznesit dhe bashkë me të, mbyllja e vendit të punës.

Sot qytetarët e kanë kuptuar se kjo qeveri dhe kryeministër është e keqja e vendit, e keqja e ekonomisë, është barra më e rëndë për ta.

10 Comments

  1. Qeveria nuk ka ndihmuar ASNJE BIZNES! Ajo page lufte ishte ndihme per individet te cileve ja mbylli biznesin vete qeveria pra ishte ndihme per individin.Nese do ish ndihme per biznesi duhej vepruar si veproi gjithe bota demokratike: pra bizneset jepnin niptin e tyre ,kontratat e qerase,nr e punojesve,detyrimet bashkiake e qeveritare.duke u percaktuar kosto mujore e çdo biznesi behet dhe pagesa per biznesin.Kjo do ish ndihme per biznesin dhe jo duke i dhene 26000 lek ne muaj me te cilat duhet te paguajne taksa,tatime,sigurime ,qera uje e drita!!!

  2. Te cunguarit e aresyes, komentojne fjali anarshiste, e percarese pa u bazuar mbi problemin qe shtrohet e ndiqet nga opozita, por kecejne me diversione se bashkepunojne bashke qeveri, opozite, se na i pengokerka disa nule pse Basha del ne terren per te pare situaten e tregut e te qarkullimit monetar, pse del per tu thene qe ekonomine e kane falimentuar banditet, pse u thote qe te marrin shperblimet e pandemise te gjithe, edhe pse u thote qe jemi me te dobet se ne te gjithe europen, e ballkan per te ardhura e shperblime, disa letra higjenike rilindase e shohin kete rruge opozitare si bashkepunim me Ramen, si fyerje qe del ne takim me njerezit, e te tjera llomotitje ne banjot e rilindjes, qe degjohen me shumice.Koha e gjendja aktuale e popullit nuk eshte aqe qetesuese sa e shet qeveria me mashtrime e genjeshtra dale boje, sot jemi ne demokraci te dhunuar, me ekonomi te vjedhur e falimentuar, sot jemi ne ankth se si do jemi neser, e si do ushqehemi ,,, por duhet te mendojme se si duhet e si ta shporrim qeverine e fatkeqesise qe s;duhet ta kemi mbi koke asnje sekond me, cdo kohe qe iken, me shume rendon mbi jeten tone.

    1. Dakord jam por ky qe mendon ti se duhet te vije e hengri dhe e mbaroi cdo te afte dhe mendim ndryshe brenda PD.
      Nga diktatura ne diktature nuk dua te shkoj, besoj as ti!

  3. Kundër kujt do të ngresh një “front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”, kur fare mirë e di, se Monika nuk la këpucë, çizme, presion dhe fjalë pa thënë kundër “diktatorit” Rama, dhe asgjë nuk e gjen ? Alibira të tilla, i shërbejnë vetëm Doktorit dhe Lulzimit, por edhe ata ndoshta po ti pyesësh tek e tek, do të ishin kundër jush gjithsesi. Shqipëria zoti Meta, ka 30 vjet që është ndarë nga diktatura, ka 30 vjet që ka vendosur demokracinë funksionale,ku eshte basha del bythelepirsi xixa per ti perkthyer mesazhet e bashes shpellkareve te lapsit me shume emra,mos lepijebythe kaq shume o xixa,zigurin e ke cuar te tema qe te perkthej bashen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu