• |
ide | kryesore

Basketbolli humb sfidën me Koronavirus: Eurolega e EuroCup mbyllen zyrtarisht

-Instant, Sport



Basketbolli europian është ulur në gjunjë nga pandemia Koronavirus: sezoni 2019/20 i Eurolega e EuroCup, i ndaluar që nga 12 marsi, është deklaruar zyrtarisht i mbyllur pas asamblesë së sotme, në të cilën Jordi Bertomeu ka propozuar për 11 skuadrat e autorizuara (Real Madrid, Barcellona, Baskonia, Panathinaikos, Olympiakos, Fenerbahçe, Efes, CSKA, Maccabi, Armani Milano e Zalgiris Kaunas) të mbyllin përfundimisht lojërat.

Sezoni është i përfunduar, në këtë pikë, sepse ka shumë cështje kritike që lidhen me ‘Planin B’ të propozuar, që parashikonte luajtjen e 54 ndeshjeve të mbetura të fazës së rregullt e atyre playoff (me tetë skuadra e me ndeshje teke) nga 4 në 26 korrik në një seli të vetme për tu zgjedhur mes Beogradit, Kaunas e Vilnius.

Një vendim që pritej, sidomos pasi të shtunën shumë lojtarë kishin shprehur kundërshtimin e tyre total në lidhje me rifillimin e sezonit, në një conference call me Bartomeun, njeriun që prej 20 vjetësh është në komandë të kompeticioneve më të rëndësishme të basketbollit kontinental.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *