• |
ide | kryesore

Cancelo tek Inter, por nga Barcelona: operacion i komplikuar për portugezin

-Instant, Sport



Pavarësisht se ka luajtur një vit tek “armiqtë” e Juventus, Joao Cancelo nuk e ka fshehur kurrë afeksionin e tij për Inter. Një ndjesi e lindur menjëherë me mbërritjen në Milano e që mund të rindizet sërisht më parë se pritej. Kjo për arsyen e thjeshtë se pas eksperiencës në Torino, anësori ka dështuar tek Manchester City, ku Guardiola nuk e vlerësoi asnjëherë vërtetë. Tani, lojtari do të ishte perfekt për 3-5-2 e Conte.

E kështu, e ardhmja e gjen 26 vjecari përsëri me valixhe në dorë e destinacioni duket se do të jetë Itali. Sepse duket se Cancelo mund të futet në një operacion kompleks të merkatos. Do të ishte objekt i këmbimit me Barcelonën për Semedo (kanë të njëjtin agjent, Jorge Mendes), por nuk do të ndalet në Katalonjë, sepse do të futet nga blaugrana në tratativën pikërisht me Inter për të marrë Lautaro Martinez në Spanjë.

Më e lehtë ta thuash se të realizosh në fakt, edhe pse Cancelo e ka theksuar disa herë dëshirën e tij për tu veshur zikaltër. E, dihet që në tratativat më të komplikuara vendimtare është preferenca e lojtarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *