• |
ide | kryesore

Detaje nga vrasja mafioze në Vlorë, autorët e krimit u ndihmuan nga një makinë tjetër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e 25-vjeçarit Kristjan Breshanaj një ditë më parë në Vlorë. Kujtojmë se i riu, u ekzekutua në hyrje të banesës së tij nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas burimeve, identifikimi i autorëve është i vështirë, pasi në momentin kur ekzekutuan të riun, ata ishin me maska dhe janë larguar drejt lagjes “10 korriku”, nga ku thuhet se janë ndihmuar nga një automjet tjetër për tu arratisur.

Ndërkohë, edhe vendi ku është djegur automjeti që përdorën autorët, duket se ka qenë mjaft i studiuar, pasi bëhet fjalë për një zonë pa ndriçim dhe pranë nuk ka subjekte, ku mund të diktoheshin nga kamerat e sigurisë.

Sipas Policisë, dyshimet janë që kjo ngjarje të jetë studiuar gjatë nga atentatorët dhe veç dy personave të cilët kanë marrë pjesë në të, nga Policia dyshohet se janë përfshirë edhe të tjerë, të cilët mund të kenë ndihmuar autorët të largohen.

Kristjan Breshanaj kishte pak muaj që ishte kthyer nga Belgjika. Dyshohet se vrasja ndaj të riut u krye për shkak të konflikteve të mëparshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *