• |
ide | kryesore

Fejohet Dj Sardi

-Instant, Paparazzi, Slider



Prej disa ditësh, Dj Sardi është kthyer në kryefjalën e mediave pas konfirmimit të romancës së tij të re me një vajzë ende misterioze për publikun. Ai i habiti të gjithë me një foto romantike në bregdet, ku tregonte se po kalonte karantinën së bashku me partneren. Madje, në një intervistë së fundmi u shpreh se propozimi romantik mund të kishte ndodhur, pa dashur ta japë lajmin zyrtar të cilin e ka dhënë në fakt unaza në gishtin e tij! “Është serioze. Sigurisht që jam tip romantik. Propozimet edhe mund t’i kem bërë por s’i ka marrë vesh njeri. Ato janë të jetës sime personale. Jo nuk e kam bërë.”- u shpreh Dj, mirëpo ç’do të thotë tjetër unaza në dorën e tij të majtë? Asgjë tjetër, veçse që propozimi romantik paska ndodhur dhe Dj Sardi është tashmë i fejuar! Madje, të shumtë janë ndjekësit që i kanë komentuar për unazën, duke e uruar për hapin e madh që ka marrë në jetën e tij.

View this post on Instagram

Buke, djath, domate ne

A post shared by DJ SARDI (@sardi.shehu) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *