• |
ide | kryesore

Festë në pishinë e më pas në disko pa maskë: Mayweather në stuhinë e polemikave

-Instant, Sport



Floyd Mayweather përfundon edhe një herë tjetër në mesin e polemikave. Ish-boksieri, në fakt, është kapur në një klub në Arizona, International Boutique Nightclub në Scottsdale, pa maskë mbrojtëse ndërsa merrte pjesë në një festë në pishinë me qindra persona të tjerë (pa respektuar asnjë distancim social). I pakënaqur me kaq, në mbrëmjen mes të shtunës e të dielës, Floyd është lëshuar pa frena edhe në diskotekë, përsëri pa minimumin e mbrojtjes nga koronavirus. Për ta kompletuar punën boksieri ka menduar ta postojë videon në rrjetet sociale (më pas e fshiu).

Një goditje e shëmtuar ndaj të gjithë atyre që po vuajnë e luftojnë kundër koronavirus. Shtetet e Bashkuara, ndër të tjerë, janë vendi që po paguan cmimin më të rëndë nga pandemia botërore, me mbi 1,6 milionë të infektuar e gati 100 mijë të vdekur. Në vecanti në Arizona, ku janë regjistruar 16.339 raste infektimi, ndërsa të vdekurit kanë arritur në 800 persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *