• |
ide | kryesore

Futbollistët që ishin të pasur para se të bëheshin të famshëm

-Instant, Paparazzi, Slider

Të gjithë e dimë se një futbollist profesionist, i cili luan në kampionatet e vendeve të zhvilluara, është i pasur, pavarësisht faktit se mund të jetë lojtar mesatar ose mund të jetë një nga ata që “ngroh” stolin.

Kontrata e parë profesioniste është ajo që të bën të pasur menjëherë, por ka edhe nga ata futbollistë që kanë pasur shumë të ardhura edhe kur nuk i njihte askush. Andrea Pirlo ka lindur në një familje shumë të pasur. Babai i tij është sipërmarrës në Breshia. Hugo Lloris vjen nga një familje e lartë në Nisë të Francës. Babai është bankier, ndërsa nëna është avokate. Al-Saddi Gaddafi është djali i ish-liderit të Libisë, Muammar Gaddafi. Mario Gotze është djali i Jurgen Gotze, profesor i Universitetit të Teknologjisë së Dortmundit. Ciprian Marica e ka babain një nga tregtarët më të pasur rumunë. Mido është djali i një ish-futbollisti dhe biznesmeni të suksesshëm. Robin van Persie vjen nga familje artistësh. Babai është skulptor, ndërsa mamaja është piktore dhe mësuese.


Ndryshe nga shumica e brazilianëve, Kaka nuk ishte i varfër. Babai ishte inxhinier, ndërsa mamaja ishte mësuese.

 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu