• |
ide | kryesore

Ibrahimovic rrezikon të mbyllë sezonin pa e nisur: dëmtim në pulpë për suedezin

-Instant, Sport



Probleme për Milan ende pa rinisur sezoni. Kuqezinjtë që sapo kanë rifilluar stervitjet e skuadrës kanë humbur Zlatan Ibrahimovic, që është detyruar të ndalet për shkak të një dëmtimi.

Sipas asaj që bëhet e ditur nga Milanello, suedezi ka ndjerë dhimbje në pulpë, kur ndeshja e kontrollit ishte drejt fundit. Sulmuesi ka kryer një sprint që i ka kushtuar tërheqjen muskulare, sipas asaj që dyshon stafi mjekësor i kuqezinjve.

Nëse do të ishte një tërheqje e muskulit binjak Ibra do të qendrojë jashtë fushave për 30-45 ditë. Nesër do të kryhen testet për të saktësuar shkallën e dëmtimit që, sipas burimeve brenda shoqërisë, nuk lidhet me tendinën e Akilit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *