• |
ide | kryesore

“Kam menduar të tërhiqem për shkak të dëmtimeve”: Douglas Costa tregon ‘thembrën e Akilit’

-Instant, Sport

Në një intervistë për ‘The Player’s Tribune’, Douglas Costa ka zbuluar se për më shumë se një herë ka menduar të tërhiqet nga futbolli, për shkak të shumë dëmtimeve të pësuara në karrierë. “Ka disa momente kur mendoj: “Mund ende të luaj? Sepse zbres në fushë e dëmtohem përsëri – shpjegoi ai -. Pastaj kur shoh Tv kuptoj që ky është pasioni im e se mund të luaj ende në nivele të larta. Bëj shaka me Alex Sandro duke i thënë se kam më shumë rezonanca se prezenca në fushë'”.

Sulmuesi i Juventus justifikon në këtë mënyrë edhe luhatjet e shumta që shfaq gjatë një sezoni, kur pasi shpërthen me një formë të shkëlqyer, detyrohet të nisë fazën e rikuperimit pas një dëmtimi: “Njerëzit thonë se Douglas ka potencialin për të qenë një nga më të mirët në botë, por dëmtimet e pengojnë. Kjo gjë më bezdis. Kam potencialin për të qenë një futbollist elitar, por për fajin tim ose jo nuk mund të jem në formën më të mirë. Kjo gjë është shumë shqetësuese”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu