• |
ide | kryesore

Meta për shembjen e Teatrit: Duhet të zgjohemi për të krijuar një front të përbashkët!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta e nis këtë të hënë me një mesazh për prishjen e Teatrit Kombëtar, duke thënë se shembja e tij brutale ka indinjuar jo vetëm artistët shqiptarë, por edhe ata në Evropë.

Kreu i Shtetit publikon këngën e artistëve zviceranë kushtuar Teatrit, teksa thekson se “kjo këngë homazh duhet të na zgjojë e frymëzojë të gjithëve për të krijuar nga front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”. 

Mesazhi i Metës: 

Shembja brutale e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë, të cilët revoltën e tyre kundër dhunës dhe barbarisë ndaj trashëgimisë kulturore e historike të vendit tonë po e shprehin me art.
“Atë natë të shtune, përse?”, është kënga homazh që dy muzikantët e mirënjohur Marco dhe Daria Zappa kanë krijuar si shprehje të dhimbjes për shkatërrimin kriminal të vlerave kulturore të kombit tonë nga dhuna e pushtetit.
Një këngë homazh që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një FRONT TË PËRBASHKËT PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË. ??

ATË NATË TË SHTUNE, PËRSE?

E latë dalëngadalë të vdesë,
E katandisët dalëngadalë
Në një gërmadhë
Pastaj një të shtunë, natën
Goditja finale!

Mospërfillës ndaj të gjithë atyre
Që për njëzet e shtatë muaj,
Çdo mbrëmje, çdo natë
Besuan tek kjo ëndërr
Zemrën e tyre që rrihte.
Përse?

Dhuna e një pushteti
Kujton të kaluarën
S’e bëri tërmeti,
E bëri pushteti

Fikët një qiri
Që i jepte dritë qytetit
Dhe ne pyesim veten: Përse?

Sa bukur ishte të luaje
Në këtë teatër të mrekullueshëm

Po, pak i vjetër dhe i lënë pas dore
Por e vërtetë, i ngrohtë dhe shumë i dashur.

Shkatërruat një histori,
Duke mbytur çdo shpresë.

Përse? Përse? Përse?

Dhuna e një pushteti
Kujton të kaluarën …

S’e bëri tërmeti,
E bëri pushteti

Fikët një qiri
Që i jepte dritë qytetit
Dhe ne pyesim veten: Përse?

Unë jam Teatri
Unë jam Shqiptar

Fikët një qiri
Që jepte dritë…
Që i jepte dritë qytetit

Përse? Përse? Përse?

E latë dalëngadalë të vdesë,
E katandisët dalëngadalë në një gërmadhë

Pastaj një të shtunë, natën
Policia dhe buldozeri

Mospërfillës ndaj të gjithë atyre që …
Çdo mbrëmje, çdo natë,
Besuan te Teatri,
Te një zemër që rrihte

Fikët një qiri
Fikët një flakë!

Që na jepte jetë të gjithëve … ne!



12 Comments

  1. Perfundimisht ky ka lajthitur.
    Nje president qe i ben jehone nje kenge.
    Aq shume i ka hyre frika sa do me cdo kusht te beje rremuje.

  2. NJE HORR SI EDI RAMA DHE ORGANIZATA E TIJ GRABITQARE NUK KANE NDNJENJA PER TE KALUAREN ,POR JANE CA SADIST TE QELBUR DHE TE PASURUAR NGA VJEDHJA DHE GRABITJA E ATIJ TRUALLI…

  3. NESE E LINI PERGJYSEM EDHE KETE RADHE ATEHERE PALLOSHI KA ME JU VESH MININIFUNDIN ME GJITH MEND . O TANI O HIQNI BREKET

  4. Nga mbrojtes i Kushtetutes tani na del edhe mbrojtes i kengeve surugato.
    Bej detyren tende si President, leri palacolleqet me kenge e vjersha.
    Ku ishe ti ne mbrojtje te kushtetutes, me flamur Amerikan, kur u aprovua gjendja e jashtezakonshme per dy muaj ne kundershtim me kushtetuten ?
    A ka vlere nje ligj apo VKM qe eshte ne kundershtim me kushtetuten ?
    Kushtetuta thote qe edhe ne kushtet e gjendjes se jashtezakoneshme, nuk mund te shkelen te drejtat themelore te bazuara ne Karten e te d\Drejtave te Njeriut.
    Pse nuk e mbrojte kustetuten o sharlatan ?
    Leri kenget per Sinanin & Co. ti bej detyren tende.
    Mos kerkon qe ne ti nxjerrim geshtenjat nga zjarri e pastaj ti hani ti me Lulin e Monen ? Harroje, e kemi bere disa here e prape ku i keni gezuar privilegjet.
    Ne se do te jesh lider ( kjo vlen edhe per Lulin Monen etj) dilin e balle dhe udhehiqni, sakrifikoni ju te paret e populli tju vije pas. Teoria juaj : “mbeshtesim protestat ” ju le ne bisht te protestave , nuk mund te pretendoni liderin me pas.

  5. Sipas historise se P.P Sh. grupet komuniste shqiptare vendosen qe per te formuar P K.Sh. kryetaret e grupeve komuniste dhane dorheqjen. U formua Partia Komuniste. S’me duket ide e keqe shembulli i komunistave shqiptar te vitit 1941 qe opozita shqiptare e vitit 2020 te behet nje front i vetem?!!!

  6. Kundër kujt do të ngresh një “front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”, kur fare mirë e di, se Monika nuk la këpucë, çizme, presion dhe fjalë pa thënë kundër “diktatorit” Rama, dhe asgjë nuk e gjen ? Alibira të tilla, i shërbejnë vetëm Doktorit dhe Lulzimit, por edhe ata ndoshta po ti pyesësh tek e tek, do të ishin kundër jush gjithsesi. Shqipëria zoti Meta, ka 30 vjet që është ndarë nga diktatura, ka 30 vjet që ka vendosur demokracinë funksionale

  7. Me vepra president, jo më me llafe. Çdo ditë që kalon është e humbur dhe forcon pushtetin e kriminelëve ne qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *