• |
ide | kryesore

Modelja refuzon këngëtarin e One Direction për këtë arsye

Paparazzi, Slider



Edhe pse mund të jesh i famshëm, simpatik dhe i ndjekur nga shumë fansa, sërish mund të kesh refuzime nga vajzat.
Këngëtari i njohur i “One Direction”, Niall Horan është refuzuar nga modelja dhe aktorja e njohur e serialit “Long Island”.

Arabella Chi ka treguar për “The Sun” se Niall i shkroi në Instagram disa mesazhe flirtuese dhe i kërkoi që të dilnin bashkë, por ajo e refuzoi menjëherë dhe për këtë e ka një arsye.
“Ai është më i shkurtër se mua, s’do ta pranoja kurrë një gjë të tillë” është shprehur ajo, duke shtuar faktin se Niall Horan ishte treguar shumë i sjellshëm me të.
“Unë nuk eci dot me idenë se duhet t’i kthej përgjigje vetëm sepse ai është Niall Horan nga One Direction”, shtoi ajo.
Ndërkohë modelja e famshme zbuloi ndër të tjera se të shumta janë mesazhet që i vijnë asaj në Instagram nga personazhe të njohur, por nuk i ka zbuluar emrat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *