• |
ide | kryesore

Në Shqipëri nuk ka përgjigje as pa tifozë: shikoni cfarë bëhet në Vietnam

-Instant, Sport



Në kohën kur Superioria në Shqipëri mbetet peng e një përgjigje nga autoritetet shëndetësore, për të luajtur natyrisht pa tifozë, në Vietnam luhet dhe me stadiumin plot. Futbolli vietnamez është kthyer në fushë në kualifikueset për Kupën kombëtare, me ndeshjen mes Nam Dinh Club e HAGL. Pas një periudhe të gjatë lockdoën e inaktiviteti, tifozët mezi kanë pritur aprovimin për të marrë një biletë, duke krijuar një atmosferë ekstremisht të nxehtë në stadiumin Thien Truong. Nën duartrokitjet e publikut të shtëpisë, Nam Dinh Club ka luajtur në sulm nga minuta e parë në kërkim të fitores.

Në krahun e kundërt, HAGL ka luajtur në mënyrë sporadike, duke patur vetëm një rast për gol. Kur dukej se do të përfundonte pjesa e parë 0-0, Rafaelson me një goditje me kokë mposhti Van Truong, duke kaluar në avantazh Nam Dinh pas 42 minutash. Në pjesën e dytë, HAGL është detyruar të shtyjë përpara për të gjetur barazimin. Miqtë shkuan fare pranë 1-1, por menjëherë më pas Van Toan dyfishoi shifrat në minutën e 61.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *