• |
ide | kryesore

Pandemia mund të prekë edhe çmimet Oscar 2021

-Instant, Paparazzi, Slider



Data zyrtare e ceremonisë së 93 të ndarjes së çmimeve Oscar është caktuar më 28 shkurt 2021 në ABC, mirëpo ka të ngjarë që të shtyhet. Një burim, që preferoi të mbetej anonim, u shpreh për variety, se Akademia po mendon që të shtyjë ceremoninë në një datë të pacaktuar.

Burimi u shpreh se detajet dhe datat e mundshme janë ende duke u diskutuar dhe nuk janë propozuar ende në mënyrë zyrtare, ndërsa një tjetër tha se data është e pandryshueshme. “Është e pamundur të dihet se si do të vijojë,” tha burimi. “E dimë që do të festojmë arritjet më të mira në kinematografi, por nuk e dimë se në ç’formë.” Sipas rregullave të zakonshme, një film duhet të jepet për një javë në kinematë e Los Angeles që të kualifikohet për Oscar. Por këtë vit, shumica e filmave janë transmetuar në mënyrë digjitale dhe me kinematë ende të mbyllura, vështirë të kuptohet se në ç’formë do të procedohet. Nëse kinematë hapen në verë, siç parashikohet, atëherë Akademia do të cilësojë edhe kinema të tjera në New York City, Chicago, San Francisco, Miami dhe Atlanta si të certifikuara për të shfaqur filma pretendentë për nominime Oscar. Filmat e planifikuar për t’u shfaqur në kinema, por që u ngarkuan në shërbime streaming, janë njësoj të përzgjedhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *