• |
ide | kryesore

Pas denoncimit në media, Bashkia Tiranë ‘zhduk’ Teatrin Kombëtar nga faqja e internetit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Teatri Kombëtar është mbuluar nga pluhuri i harresës prej më shumë se një jave dhe në sheshin ku ndodhej deri mëngjesin e hershëm të 17 majit nuk gjen dot as inerte të tij.

Por Bashkia e Tiranës e fokusuar dukshëm në këtë operacion në terren duket se ka harruar ta fshijë nga lista e atraksioneve të kryeqytetit.

Deri pasditen e sotme, ora 17:20, kjo godinë historike figuronte si një nga arsyet se pse një turist duhet të vizitonte Tiranën.

Por menjëherë sapo lajmi doli në media që bashkia e Tiranës nuk e ka hequr Teatrin Kombëtar nga atraksionet e kryeqytetit, infomacioni rreth tij u zhduk si me magji.



3 Comments

  1. Asgje anormale!
    Lexoni librin “1984” te George Orwell (shtepia botuese Zenit) dhe do ta kuptoni, kete dhe shume te tjera!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *