• |
ide | kryesore

Propozimi i fundit për Serie A: rikuperimet në 13 qershor, rifillimi në 20

-Instant, Sport



Gjithcka do të ratifikohet në atë që, shpresohet, do të jetë data përfundimtare për të kuptuar të ardhmen e futbollit italian. Takimi mes krerëve të futbollit e Ministrit të Sportit, të enjten, do të jetë celësi për të mësuar nëse e si do të rifillohet. Idea e Lega calcio është ajo për të nisur me 4 ndeshjet që janë shtyrë, që do të thotë Atalanta-Sassuolo, Inter-Sampdoria, Verona-Cagliari e Torino-Parma, në 13 qershor, ndërsa javë e 27 e Serie A, do të startojë një javë më pas.

Ky plan do ti lejonte të gjitha skuadrave të rifillonin në kushte të barabarta në 20 qershor, pa lënë pas asnjë ndeshje për të rikuperuar e do të kishte edhe sigurinë, me dy ndeshje në javë, për të arritur të përfundojnë në kohë për në datën e kërkuar nga Uefa: që do të thotë në 2 gusht. Pastaj, për 5 skuadra të kampionatit italian, do të nisë aventura Europiane, për një sezon vërtetë pa mbarim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *