• |
ide | kryesore

Shqipëria ndër vendet me varësi më të lartë nga turizmi në botë, pasoja nga Covid-19

-Instant, 2018, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqipëria vlerësohet si një nga shtetet që do ta vuajë më shumë pandeminë e Covid-19 në ekonominë e saj, me një rënie që varion nga -5% sipas FMN dhe Bankës Botërore, deri në -9%, sipas BERZH. Varësia e lartë nga turizmi, është një prej arsyeve kryesore, që i bën pesimiste parashikimet e institucioneve ndërkombëtare.

Visual Capitalit, duke përpunuar të dhënat nga Organizata Botërore e Turizmit ka përpiluar një hartë që rendit shtetet që kanë varësi më të lartë nga turizmi. Mes tyre renditet dhe Shqipëria, së bashku me Malin e Zi dhe Kroacinë.

Në hartë janë përfshirë shtetet, ku industria e turizmit dhe udhëtimeve kontribuon direkt dhe indirekt në më shumë se 15% të punësimit.

Shqipëria renditet në vendin e 30 në botë, sa i përket peshës së turizmit në punësimin total, me 22%. Kroacia e ka këtë tregues në 25% dhe Mali i Zi në 33%.

Në mbarë botën, 44 shtete varen nga indutria e turizmit dhe udhëtimeve për më shumë se 15% të peshës së kësaj industrie në punësimin total. Nuk është surprizë që shumë nga shtetet që do të vuajnë dëmin më të madh ekonomik janë nga vendet ishullore. Psh, në Antigua & Barbuda, rreth 91% e vendeve të punës gjenerohe nga turizmi.

Sipas raportit, pa një fluks të qëndrueshëm nga të ardhurat nga turizmi, shumë shtete mund të përballen me efekte të rënda në ekonomi.

Teksa industria globale e udhëtimeve dhe turizmit ka ngecur, efektet në ekonominë globale janë me shtrirje të gjerë. Në gjithë botën rreth 330 milionë vende pune mbështeten nga turizmi, dhe ai kontribuon në 10%, ose 8.9 trilionë të prodhimit të brendshëm bruto global çdo vit.

Në Shqipëri hapja pritet të qershor

Operatorët turistikë kanë kërkuar vazhdimisht hapjen e kufijve dhe fillimin e aktivitetit të turizmit, përndryshe pasojat për sektorin do të jenë shumë të rënda.

Kryeministri Rama tha se hotelet do hapen nga 1 qershori dhe plazhi për popullatën nga 10 qershori.

Pesha e lartë e turizmit në ekonomi vlerësohet një nga arsyet e rënies së fortë të pritshme këtë vit. Sipas raportit të fundit të BERZH “ekonomia e Shqipërisë ka të ngjarë që të goditet fort nga epidemia për shkak të varësisë së saj të lartë nga turizmi dhe eksporteve me vlerë të ulët të mallrave ndërmjetëse me destinacion industrinë e modës në Itali. Një reduktim i mundshëm i remitancave do të ndikojë gjithashtu negativisht në rritje. Rimëkëmbja do të varet nga lehtësimi gradual i masave që janë marrë për të frenuar virusin dhe nga një kthim në normalitet në gjysmën e dytë të vitit”.



3 Comments

  1. tallin trapin keta se ska mundesi, shqiperia as nuk krahasohet per turizem, numer turistash ne vit, te punesuar ne kete industri etj etj as me Malin e Zi. Goditje te forta ne GDP do kene po Greqia, Italia, Kroacia apo Mali i zi qe te katerta keto vende mbi 30% te te ardhurave e punesimit i kan nga turizmi. Ndersa tek ne turizmi eshte sezonal, ka filluar vitet e fundit te kete rritje turistesh te huaj c’eshte e verteta po shqiptaret jan me elastike se vendet e tjera nga kjo ane se jan mesuar te mos kene ose te kene pak turiste te huaj deri para 3-4 vitesh. Edhe pse mendoj qe numri i turisteve te huaj kete vere do kete pas ose aspak renie. Numri i te punesuarve ne turizem tek ne eshte qesharak, kamarieret e jugut psh i ke te gjith te punesuar ne tirane gjate vitit e shkojne 2 muaj ne lokalet e jugut per pune (si zor te gjesh ndonje ne qershor qe punon atje). Ata qe kan hotele apo dhoma me qera ne jug i ke gjith vitin qe punojne ne Greqi, e keta po goditen me shume nga kriza ne Greqi se sa do goditen nga mungesa e turizmit tek ne, meqe ra fjala provoni qe tani te prenotoni per dhoma ne fund korriku e fillim gushti ne riviere a do gjeni dot apo jo. Kshu qe artikulli ska vlere per mua

  2. O ipaemer! Nuk tallin trapin, por marin ate qe i thote qenqeveria, Ajo si haleqeveri qe eshte i fut ne turista emigrantet qe kthehen ne Shqiperi, e keshtu del qe varet nga emgrantet turiste, jo nga turistet e vetete! E kjo eshte vertete spse buxheti vidhet nga tufa e zgareve!

  3. O ipaemer! Nuk tallin trapin, por marin ate qe i thote qenqeveria, Ajo si haleqeveri qe eshte i fut ne turista emigrantet qe kthehen ne Shqiperi, e keshtu del qe varet nga emgrantet turiste, jo nga turistet e vetete! E kjo eshte vertete spse buxheti vidhet nga tufa e zagareve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *