• |
ide | kryesore

Alarmi i dëmtimeve: në Bundeslig rreziku është rritur 266%

-Instant, F1, Sport



Ai që në fillim ishte një shqetësim i përgjithshëm po merr çdo ditë e më tepër konfirmime. Rifillimi pas periudhës së izolimit po shoqërohet me një numër të konsiderueshëm dëmtimesh. Në mbështetje të kësaj teorie, nga Gjermania mbërrin një studim i doktor Joel Mason, kërkuesi australian i Institutit të shkencave të sportit në universitetin e Jena, të dhënat e të cilit nuk janë aspak premtuese: sipas asaj që bën të ditur ‘Corriere della Sera’, në javën e parë rreziku i dëmtimeve (janë 12 ato të verifikuar para e gjatë ndeshjeve) është shtuar 266%, nga 0,27 në 0,88 për ndeshje. Pas javës së dytë, mes dëmtimeve të tjetra e të reja janë 65 lojtarë të ndaluar, mesatarisht më shumë se tre për skuadër.

Kohë e shkurtër përgatitje, ndeshje të afërta e nxehtësia që në korrik e gusht nuk do të japë paqe. Janë këto armiqtë kryesorë të futbollistëve, për të cilët rifillimi do të sjellë një mundësi të rritur për të dëmtuar. Një tendencë vetëm pjesërisht e lehtësuar nga mundësia për të kryer pesë zëvendësime.

Në Gjermani, mes viktimave të dëmtimeve post lockdoën, figurojnë Thiago Alcantara i Bayern e Yussuf Poulsen (Leipzig), në Itali emri më i famshëm është ai i Zlatan Ibrahimovic, ndërsa në Spanjë i pari që pësoi probleme muskulore ishte Samuel Umtiti. Tek Atletico probleme në gju ka edhe Joao Felix, ndërsa sezoni i Ramiro Funes Mori (Villarreal) përfundoi pa nisur.

PARASHIKIMI PËR PREMIER LEAGUE: RRITJE +25%
Alarmi në Premier League është rritur në nivel pasi platforma Zone7 – e specializuar në parashikimin e rrezikut të dëmtimeve, që bashkëpunon me 35 skuadra të futbollit profesionist në gjithë botën – ka publikuar rezultatet e kërkimit të tij, cituar nga Bbc Sport. Sipas këtij studimi të luash tetë ndeshje në një periudhë 30 ditore, rrit mundësinë e dëmtimit me 25% në krahasim nëse luan 4 apo 5 në të njëjtën periudhë kohe. Kjo sepse në harkun e një sezoni, vetëm 4% të lojtarëve përballon ritme kaq të larta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *