• |
ide | kryesore

Banorët e dëmtuar nga tërmeti protestë para Bashkisë Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Paraditen e sotme, banorët e një prej pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrësmjanë ngritur në protestë pranë Bashkisë së qytetit.

Për të tretën herë, banorët e kompleksit të pallateve të ndërtuar pranë lagjes nr. 17 në qytetin e Durrësit, kanë vendosur të protestojnë duke marrë parasysh që Bashkia Durrës ka nisur procesin e rindërtimit të komplekseve dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti.

Banorët kanë kërkuar nëpërmjet shumë letrave informacion nga Bashkia, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete.

Ata kanë disa pyetje që do t’ia adresojnë kryetares së Bashkisë nëse do të zhvillohet ndonjë takim me një grup të banorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *