• |
ide | kryesore

Basha: Mungesa e mbështetjes nga shteti po falimenton biznesin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha u ndal në Njësinë Nr. 5 në Tiranë, ku bisedoi  qytetarë, biznese dhe punonjës të këtyre bizneseve për tu njohur me gjendjen shumë të rëndë në të cilën po kalon biznesi i vogël si pasojë e krizës që solli, sipas PD, keqmenaxhimi i situatës nga ana e qeverisë.

Në të gjithë bisedat që pati kryetari Basha, doli në pah fakti që biznesi ka humbur mbi 50 përqind të xhiros që ka pasur para pandemisë.

Një biznes këpucësh të përdorura thotë se kriza është ndjerë shumë ndërkohë që edhe gjatë kohës së izolimi ai është detyruar të paguajë detyrimet që nga qeraja deri tek taksat ndërkohë që nga shteti ka marrë vetëm 26o mijë lek të vjetra ndihmë.

“Kam marrë vetëm 260 mijë lek. Jemi 6 veta në familje dhe vetëm unë punoj. Xhiroja ka rënë se ska më lek”, – i thotë ai kryetarit Basha.

Edhe më e rëndë paraqitet gjendja në biznese të tjera në të cilat ndalet Basha. Pronarët e këtyre bizneseve ngrenë duart lart duke deklaruar se pothuajse nuk kanë fare xhiro dhe nëse vazhdon kështu situata rrezikojnë falimentimin.
“Nuk kemi pasur xhiro fare. Asgjë, zero”, thotë prerë njëri prej pronarëve, ndërkohë që tregon se vetëm qeraja që duhet të paguajë është 500 mijë lek.

Ka edhe nga ato biznese që megjithëse gjatë kohës së izolimit lejoheshin nuk i kanë hapur asnjë ditë dyert e bizneseve pasi nuk kanë pasur xhiro fare.

“Kemi një javë që e kemi hapur sepse gjatë kohës së izolimit nuk e hapem se s’kishte fare punë sepse nuk kishte fare lëvizje se nuk lejoheshin njerëzit të dilnin”, – thotë punonjësja e një dyqani prodhimesh deti. Ajo thotë se kanë aplikuar për të marrë pagën e luftës por ende janë në pritje. “Kemi aplikuar dhe jemi në pritje. Gjatë kohës kur ishim mbyllur jemi sajuar me pagesat vetë”

Edhe bizneset e dyqaneve agro-ushimore thonë se tani ka filluar të ndjehet kriza pasi njerëzit nuk kanë më para të blejnë.

“Dobët jemi. Pandemia ka goditur gjysmë për gjysmë konsumin. Edhe tani që u hap lëvizja nuk është rritur xhiroja sepse njerëzit nuk kanë lek. Nuk kemi marrë asnjë ndihmë, po punojmë me shumë sakrifica, me zor na del”, – thotë një tregtar fruta-perimesh që punon nga mëngjesi në darkë për të mbajtur familjen.

Panorama që konstaton kryetar i opozitës është e njëjtë në të gjitha bizneset e kësaj zone që megjithëse ndodhet në një nga qendrat më të populluara po vuan rëndë krizën duke shënuar një rënie të blerjeve në masën mbi 50 përqind.
“Sot mijëra biznese përballen me rënien e fuqisë blerëse, pamundësinë për të paguar qiratë edhe për muajt e izolimit, ndërsa xhiroja e tyre është në nivele minimale, faturat aforfe të energjisë janë më të larta edhe se një vit më parë ndërsa Shqipëria renditet ndër vendet me çmimin më të lartë të energjisë e po kështu edhe për faturat e ujit.

Këto së bashku me tatimet dhe taksat rrënuan ekonominë e po çojnë drejt falimentimit në masë të biznesit të vogël. Ky është shqetësimi që dëgjova sot nga të gjithë bizneset e vogla në njësinë 5 në Tiranë. Mungesa e mbështetjes për ta dhe për konsumatorët nga qeveria po i çon drejt mbylljes shumë biznese familjare. Kjo gjendje është kudo në Shqipëri. Varfëria është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare. RAMAVIRUSI ka prekur çdo degë të ekonomisë, pasiguria e papunësia po prek çdo pjesë të shoqërisë”, – u shpreh Basha nëpërmjet postimit në Facebook pas takimeve me banorët dhe bizneset e njësisë 5 në Tiranë.



3 Comments

  1. Bashe me degjo me kujdes. Dil sot ne televizor dhe si zoteri fisnik kerkoi falje gjithe qytetareve qe u rrafen si gomari nga PD 26 maj te1996 mu ne mes te sheshit. Beje se do fitosh shume. Po paguan shume kosto, jo per faj tend. Shume njerez te lidhin ty me Salen kot. Eshte rast i arte.

  2. PSE KA NEVOJE POPULLI QE TJA THUASH TI NJE GJE QE PO E HEQ NE KURRIZ TE TIJ? IDOT POPULLI DO GARANCI NGA TY QE NUK TI DO BEHESH NJE TJETER PERBINDESH ME KEQ SE RAMA . KUSH TE NDALON TY TE MOS BEHESH ? ASNJE . GARANCITE NUK BEHEN ME PREMTIME POR ME LIGJE . NDRYSHO LIGJET , NDRYSHE DO JESH NJE HUMBES I GARANTUAR .

  3. Dua t’u tregoj një fakt interesant që unë e mësova rastësisht nga një i afërm në Stamboll, mik dhe bashkëpronar i spitalit ku Nano bënte operacionet estetike të rinimit të tij. Në mos gaboj, ka qenë viti 2004. Në bisedë e sipër ai më thotë, “në spitalin tim ku ndodhet Nano, erdhi edhe Berisha dhe qëndruan gjatë me njëri-tjetrin”.

    Nuk është e mundur, thashë.

    Por në mbrëmje, në lajmet e televizioneve turke pashë që Berisha ndodhej në Turqi me ftesën e Mesut Yilmaz për inaugurimin e një centrali në Gebze të Turqisë, financimi i një firme me emrin ENKA. Duke ditur lidhjet e Berishës me këtë firmë italiane dhe me ortakun e saj turk Sharik Tara, kuptova që edhe ky takim i Nanos me Berishën ishte bërë.

    Unë sot jam i bindur që “armiqësia” e Nanos me Berishën ka qenë vetëm në pjesën e dukshme, ndërsa në prapaskenë ka patur një aleancë të djallit mes tyre. Sic jam i bindur që fijet e saj i luanin si të donin duar që nuk ia kanë dashur kurrë të mirën Shqipërisë. Këtë e kam thënë disa herë dhe i qëndroj fort.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *