• |
ide | kryesore

Denocnimi/ Berisha: Kërcet kallashi në Bulqizë, policia fle gjumë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut denoncimin e një qytetari për një ngjarje në Bulqizë. Sipas dëshmitarit dixhital, në këtë qytet ka pasur të shtëna me armë zjarri, ndërsa policia e shtetit- thekson ai- nuk ka dhënë asnjë informacion rreth ngjarjes. Mes të tjerash qytetari i shkruan Berishës se banorët kanë frikë të ecin në rrugë.

DENONCIMI TEK BERISHA
Ne Bulqize kercet Kallashi narkopolicia flen gjume! sb
Mirmbrema Dr Sali Berisha.
Se pari uroj te jeshe mir me shendet, Jam nje qytetar nga Bulqiza e Re. Mbrem Bulqiza ka qen nen bresherin e kallash nikov ndersa Policia e Shtetit nuk ka dhen asnje njoftim zyrtar. Jane gezhojat ende ne rrugë asnje polic nuk eshte afruar te mori nje gezhoj te vetme. Ke frik te dalesh ne rrug me familje se ha naj plumb, Aman postoje mos vallë e shikon “Lleshi” qe merret me plazhet, Anonim ju lutem



5 Comments

  1. Edhe ajo sms banale që publikoi Ilir Meta tregon se opinionin mbi çdo çështje të nxehtë e krijojnë SHBA dhe BE, dhe e qarkullojnë mes tyre duke informuar Edi Ramën dhe Ilir Metën.

    Kaq e thjeshtë është.

    Po qe se reformën në drejtësi, do ta kishte në dorë Edi Rama, jam i sigurtë se Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk do të shqetësoheshin kurrë.

    Problemi i tyre real është jo se Edi Rama ndihmohet nga SHBA dhe BE, për të çuar deri në fund reformën në drejtësi, por se Edi Rama është dakord dhe së paku nuk ka çeduar në mbështetjen e detyrueshme kushtetuese ndaj SHBA dhe BE për reformën në drejtësi.

    Problemi i tyre është se ata ndjehen sikur kanë dorëzuar me duart e tyre, kokën në tepsinë e SHBA e BE, dhe jo të Edi Ramës. Po ta kishin tek tepsia e tij nuk do shqetësoheshin. Aty ku e kanë dorëzuar ndjehen të frikësuar dhe me kaq shpjegohet gjithçka, nga kjo lëvizje e re kundër SHBA e BE, që në fakt tregon frikën e vjetër.Shpellkaret e tu jane salih qe shkrepin armet ashtu si i udhezuar ti nga hera une jetoj ne bulqize dhe punoj i dine te gjithe kush jane dhe kush bande i mbron,banda qe urdherohet nga ty per te gjithe veriun,por ti ke pervoje nga keto pune dhe ja shet ketyre shpellkareve ne tirone

  2. Ne Bulqize minatoret punojne ne kushte mesjetare. Berisha te meret me shfrytezimin antinjerzor te puntoreve ne Bulqize e mos te meret me krisma armesh e interpretime kanunore.

  3. Prape i kerkon kriminelit salih te meret me puntoret e bulqizes kur ne pushtetin e tij 8 vjecar ai beri ceshte e mundur te krijohej skllaveria ne shekullin e ri me mbi 400 viktima,kaq miop qenke more astrit qe pret akoma nga nje kriminel,ti qofsh

  4. 26 maji 1996, vjedhja masive e votës, dhuna me përgjakje si të kishin përballë serbin e jo vëllain, motrën, komshiun, do të shtronin rrugën e një diktature të panjohur në Shqipëri, diktaturën e komunistëve dhe bijve të tyre të kthyer në demokratë.

  5. Kjo retorikë anti perendimore ka ardhur duke u forcuar, në përpjestim të drejtë me ecurinë e reformës në drejtësi vitet e fundit në Shqipëri, për shkak të rolit parësor që kanë për këtë SHBA dhe BE. Sa më shumë që reforma ka ecur, sa më shumë është këmbëngulur për implementimin e saj duke çuar në ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të reja të drejtësisë, aq më shumë është rritur rezistenca e brendshme kundër saj. Flamurtarët e kësaj linje, vijnë nga elita e vjetër politike që kontrollonte deri dje drejtësinë e vjetër, e cila ndihet e frikësuar për shkak të mëkateve 30 vjeçare në qeverisjen e vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *