• |
ide | kryesore

Gjiknuri: Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk mund të bëhet brenda 31 majit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ka konfirmuar edhe njëherë, se ndryshim sistemi zgjedhor brenda 31 majit nuk do të ketë, duke dalë edhe njëherë kundër propozimit danez të propozuar nga Amerika, proporcional me lista të hapura. Në një intervistë për “Abc News”, Gjiknuri përsëriti edhe njëherë se çështja e sistemit zgjedhor kërkon shumë kohë. Më tej ai shtoi se edhe palët kanë rëndë dakord, pasi ndryshimi i sistemit zgjedhor përfshin edhe Kushtetutën.

“Asnjë nuk ka hequr dorë nfa afati i 31 majit sepse ushtrojnë presion pozitiiv tek palët. Deri në 31 maj kemi të gjithë mundësitë që rë gjejmë marrëveshje. 31 qendorn dhe është datë e rëndësishmr , prandaj vendosëm që të punojmë intensivisht. Çështja e sistemit zgjedhor kërkon shumë kohë, nuk mumnd të rezalizohet brenda 31 majit, palët kanë rënë dakord se meqë përfshin kushtetutën, kjo do të kërkojë debat dhe konsult shumë të gjerë dhe nuk do të ishte e mundur që brenda 31 majit mund të adresonin ribërjen e sistemi zgjedhor“, tha Gjiknuri.

Të njëjtin qëndrim, Gjiknuri e përsëriti edhe para një javë gjatë seancës parlamentare. Ai u shpreh se problemi në Shqipëri nuk është sistemi, por mospranimi i rezultatit nga humbësit. Në tryezën e reformës zgjedhore, vetëm deputetja Rudina Hajdari ka dalë kundër sistemit aktual, duke kërkuar me forcë ndryshimin e tij. Ambasada amerikane ndërkohë ka propozuar modelin danez, proporcionale me lista të hapura, duke kapur në befasi PD dhe PS, të cilat nuk janë të gatshme për ndryshim./ Abc



6 Comments

  1. Po si ka mundesi mo, me tenderat dhe shkaterrimet jeni super te shpejt, nersa me punet e hajrit pirdh o prift.

  2. Ja dhe nje vije tjeter e kuqe e Bashes qe shkon per lesh. Pra ndryshime thelbesore nuk do kete dhe ajo qe eshte e rendesishme kthehet ne dicka ashtu koti, nderkohe Basha qe ne dashamiresi mund ta quajme femije i parritur i politikes shqiptare, vazhdo te thyeje vijat e tij te kuqe. Kurioziteti te shtyn te mendosh se cfare do te beje kur te humbase zgjedhjet e ardhshme. Nese heren tjeter u ngri ne frigorifer, kete here nos na hidhet ne flake per t’u shkrire???

  3. Edhe ajo sms banale që publikoi Ilir Meta tregon se opinionin mbi çdo çështje të nxehtë e krijojnë SHBA dhe BE, dhe e qarkullojnë mes tyre duke informuar Edi Ramën dhe Ilir Metën.

    Kaq e thjeshtë është.

    Po qe se reformën në drejtësi, do ta kishte në dorë Edi Rama, jam i sigurtë se Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk do të shqetësoheshin kurrë.

    Problemi i tyre real është jo se Edi Rama ndihmohet nga SHBA dhe BE, për të çuar deri në fund reformën në drejtësi, por se Edi Rama është dakord dhe së paku nuk ka çeduar në mbështetjen e detyrueshme kushtetuese ndaj SHBA dhe BE për reformën në drejtësi.

    Problemi i tyre është se ata ndjehen sikur kanë dorëzuar me duart e tyre, kokën në tepsinë e SHBA e BE, dhe jo të Edi Ramës. Po ta kishin tek tepsia e tij nuk do shqetësoheshin. Aty ku e kanë dorëzuar ndjehen të frikësuar dhe me kaq shpjegohet gjithçka, nga kjo lëvizje e re kundër SHBA e BE, që në fakt tregon frikën e vjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *