• |
ide | kryesore

I ngul thikën e bukës gjatë sherrit në karantinë: boksieri turk i merr jetën të fejuarës

-Instant, Sport



Boksieri turk Selim Ahmet Kemaloglu është arrestuar të dielën në qytetin e Muglu, në provincën jug-perëndimore të Turqisë, për shkak se ka goditur fatalisht të fejuarën me një thikë buke, gjatë karantinës për shkak të Koronavirus. Sipas medias vendase, 26 vjecari ka thirrur ambulancën pasi vajza, 25 vjecarja Zeynep Senpinar, ishte plagosur rëndë në gjoks e goditur prej tij me armën e ftohtë gjatë një sherri mes tyre.

Pas përleshjes, boksierit iu desh të mjekohej në spitalin e kërkimit dhe trajtimit të Universitetit Sitki Kocman, përpara se të dërgohej në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Përvec plagës në gjoks, sipas autopsisë në trupin e të fejuarës janë gjetur edhe prerje të tjera e shenja në fyt, që të lënë të kuptosh se ka patur një tentativë për ta mbytur përpara goditjes fatale me thikë. Turqia është kështu sërisht nën shock, pasi pak javë më parë një futbollist kishte rrëfyer se kishte vrarë djalin e vogël.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *