• |
ide | kryesore

Koronavirusi në SHBA, mbi 100 mijë të vdekur që nga nisja e pandemisë

Planet



Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një numër rekord viktimash të shkaktuara nga koronavirusi. Në bazë të dhënave të pasqyruara në worldometers, rezulton se deri më tani, si pasojë e Covid-19 në vend kanë humbur jetën 100,046 persona.

Ky është bilanci më i lartë i viktima i regjistruar deri më tani në botë. Në vendin e dytë me numrin më të lartë të viktimave radhitet Britania e Madhe me 37,048 viktima ndërsa në vendin e tretë radhitet Italia ku numërohen 32,955 viktima si pasojë e virusit.

Kujtojmë këtu se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se Amerikat janë tashmë epiqendra e re e pandemisë së koronavirusit. OBSH vë në dukje rritjen e shpejtë të rasteve në Amerikën Qendrore dhe ate Jugore.

Po ashtu, situata kritike duket edhe në Rusi ku brenda ditës u regjistruan +174 viktima nga koronavirusi si dhe 8,915 raste të reja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *