• |
ide | kryesore

“Kur nuk u transferova tek Atletico Madrid doja të vdisja”: Gomez tregon dëshpërimin më të madh

-Instant, Sport



Papu Gomez ka qenë një hap pranë transferimit tek Atletico Madrid. E ka zbuluar vetë sulmuesi në një intervistë me gazetarin argjentinas Martin Reich: “Kam lindur në Argjentinë me Simeone e një ditë shkuam për drekë – ka rrëfyer ai në podcast-in ‘Libres de Humo’ – Në atë rast më tha se kur të kthehej për grumbullimin e prekampionatit do të më kërkonte si përforcim tek Atletico Madrid, që ishte në situatë të vështirë financiare. Catania kërkoi 10 milionë euro, ata ofruar 6. Nuk më shitën e doja të vdisja”.

Gomez, po atë verë, u shit tek ukrainasit e Metalist për një shifër pak më të lartë se ajo që ofruan Colchoneros e pas vetëm një sezoni u rikthye në Itali, duke veshur fanellën e Atalanta, me të cilët pati një histori dashurie që në fillim, forcuar me gola e arritje historike, e që ende nuk ka të përcaktuar fundin…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *