• |
ide | kryesore

Kurti rrëfen pse refuzoi Grenell: Nuk jam armik, por as servil i amerikanëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri në detyrë i Kosovës thotë se raportet me SHBA apo me Bashkimin Europian nuk mund të jenë vetëm, ose servilizëm, ose armiqësi.

“Unë nuk i përkas atyre që me SHBA apo me BE dhe faktorë të tjerë perëndimorë thonë se mund të kemi vetëm dy raportesh ose servilizëm ose armiqësi. Është e mundur partneriteti dhe aleanca, që janë e vetmja rrugë e duhur përpara. Nuk ndaj të njëjtin mendim me të gjithë zyrtarët amerikanë që merren me Ballkanin. Nuk jam në detyrë të fitoj dashurinë e të tjerëve por të mbroj interesat e popullit të Kosovës”, – tha Kurti në një intervistë për Adi Krastën në Syri Tv.

Sa i përket marrëdhënieve me ambasadorin Richard Grenell, kryeministri në detyrë i Kosovës dha këtë përgjigje:

“Grenell ka pasur rolin e një vaksine. Pse? Fillimisht tha se, Kosova duhet ta heqë taksën 100% ndaj mallrave ndaj Serbisë dhe kjo e fundit të ndalë fushatën ndaj mosnjohjeve ndaj Kosovës. Ndërsa më pas thoshte vetëm hiqeni taksën. Më pas e hoqëm taksën 100% se ashtu e kishim programin dhe e zëvendësuam me recipriotitetin me Serbinë dhe na tha hiqeni edhe këtë. Unë këtë nuk mund ta bëj. Mund ti jap SHBA çdo koncension kur e duan nga Kosova, por jo për Serbinë. E kuptoj Serbinë më mirë se ambasadori Grenell. E njoh Serbinë më mirë se ambasadori Grenell” – tha Kurti.



10 Comments

  1. Te lumtë Albin, kështu flitet. I dhe gishtin e këta të marrin dorën. Shpresoj që të mos largohesh nga politika kosovare.

  2. Pas Enver Hoxhes, Albin Kurti. Nuk do te ndien per Ameriken. Enveri (Albini)po na udheheqin ne rrugen tone te ndritur nga fitorja ne fitore. Po si erdhe Kurti ne kete nivel te ulet. Ose po bene hajgare. Foto e shkrimit, po duket sikur Mr. Bini.

  3. ne teori mire e ke daku por puna eshte qe teoria nga realiteti jane ndryshe. me mire mut se i vogel thot populli. po ashtu shtriji kembet sa ke jorganin, si edhe nje trimeri edhe 10 dredhi. ti dukesh shume rixhid dhe i sforcuar. edhe shume idealist/ kto do te marrin ne qafe, sic te kane marre ne fakt. sje finok keshtu qe hap krahun se politika sbehet me cifteli dhe epike.

  4. Sa kohe qe Kurti nuk eshte hajn, provincial, i degjeneruar ai do kete besimin e popullit te Kosoves. Amerika nuk eshte armike e shqiptareve dhe ka kenaqesi te bashkepunoje me udheheqesa qe kane vlera njerzore e moral politik. Te tjeret qe i kane dosjet te fryra ne Uashington me korupsion, paaftesi e injorance amerika eshte i detyruar ti perdor duke i imponuar politikat e saja. Kurti gjer tani ka dhene nje shembull qe ngjall shpresa te politika e shqiptareve kudo qe jane.

  5. 26 maji 1996, vjedhja masive e votës, dhuna me përgjakje si të kishin përballë serbin e jo vëllain, motrën, komshiun, do të shtronin rrugën e një diktature të panjohur në Shqipëri, diktaturën e komunistëve dhe bijve të tyre të kthyer në demokratë.

  6. Qeverite rrezohen kudo, edhe n’Amerike.Zyrtaret po ashtu.Zonja Grennell e mori “Mesazhin” e Albinit.
    Pervec ceshtjeve te tjera,pashkpunimi me Thac-Ram-Vucic,i kushtoi shume zonjes Grennll.Dha doreheqje sepse nuk pat vizione(pamje) te qarte per tre shtetet Tona.
    Albin ke te drejte, ma mire “BAGEL” se SERVIL!
    SERVILIZMI I POPULLIT SHQIPTAR NE SHEKUJ:
    TURK-ITALIAN-RUS-KINEZ-AMERIKAN…..servilizem i pafund.

  7. Albini,i ka dhene nje mesim te mire Grenellit (qe nuk perfaqeson fare Ameriken,por vetem inetersat e tija egoiste,),gjithe te korruptuarve ne Kosove,por edhe Krastes ,qe cdo dite e me sume,sikur po i pelqen vehtja,dhe intervistat i ben te diferencuara,bile dukshem,me ata qe kane pushtet (aktual),nga ata qe nuk kane pushtet (per momentin Krasta i konsideron,persona te skaduar nga posti).Me siguri,ka marre dore prej Bukshkales,,qe nuk eshte nga Berati,por emerin e ketij qyteti,e ka marre per mbiemer-zakon ky i fshatrave Kosovare ,me te cilin ka punue.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *