• |
ide | kryesore

Marrëveshja në Këshillin Politik/ Çfarë thanë 3 palët pas mbledhjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas takimit të Këshillit Politik sot, kanë reaguar Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari.

Tryeza e reformës zgjedhore/ Opozita e maxhoranca bien dakord për periudhat zgjedhore 

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në tryezën e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha në fund të mbledhjes se është arritur dakordësia mes palëve politike për disa çështje të rëndësishme.

Gjiknuri u shpreh se është rëndë dakord për të zvogëluar periudhën zgjedhore, si dhe është pranuar financimi miks.

Ramë dakord për zvogëlimin e periudhës zgjedhore, përkatësisht në datat 15 prill-15 maj, ose 15 tetor- 15 nëntor. Është një periudhë shumë e mirë për të bërë zgjedhje në Shqipëri, pasi edhe klima është më e mirë. Pjesëmarrja sa më e lartë në zgjedhje do të jetë një gjë shumë e mirë. 

Ramë dakord edhe për parimin ekuotës gjinore, që një në tre emra të jetë nga gjinia femërore, të shoqëruar dhe me sanksionet përkatëse. Nisur nga ky parim duhet të shihet si të eliminohen disa shqetësime.

Ramë dakord që të kemi dhe financimin miks, pra financim nga qeveria dhe pjesa tjetër nga donacionet, por duke e ulur në një raport më të pranueshëm. Qeveria ka marrë përsipër të shtojë vlerën totale që do të jepet për fushatën e ardhshme zgjedhore. Kapitulli i financimit të fgushatës ka marrë dakordësim.

Vendosëm që mbledhjen e ardhshme ta kemi ditën e enjte, ku do të trajtojmë disa çështje të tjera. Këto ishin rezultatet e kësaj mbledhjeje dhe jam i kënaqur se kemi bërë disa hapa”, tha Gjiknuri.

Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili informuan për tre çështje të diskutuara, për periudhat zgjedhore, për financimin e partive dhe kuotave zgjedhore. Por Bylykbashi tha se këto tre çështje nuk janë problematikat kryesore, duke theksuar se duhet të garantohet mbrojtja e zgjedhësit shqiptar që ai ta hedhë votën të lire dhe në sekret të plotë.

Ai tha se po bëhen përpjekje për kompromis brenda 31 majit.

Bylykbashi: “Sot ne diskutuam tre çështje, çështjen e kuotës gjinore, periudhës dhe financimin. Do jenë dy periudha zgjedhore të cilat do t’i mundësojnë Presidentit të mundësojë datën e zgjedhjeve pa kufizime. Jep mundësin që zgjedhësit të marrin pjesë në numër më të lartë. I largohemi periudhave të nxehta dhe të ftohta që mund të pamundësojnë pjesëmarrjen në zgjedhje. Dakordësuam në shumë elementë për financimin e partive nëpërmjet një formule mikse, synimi ynë reduktimit në mënyrë drastike i financimit privat që të pastrohet fushata nga interesa të paligjshme. Pati debat për çështje të ndryshme por jemi në rrugën e përmbylljes së këtyre dy paketave.

Problematikat kryesore të procesit zgjedhor nuk janë këto. Ajo që duhet patjetër të garantojmë është mbrojtja e zgjedhësit shqiptar që ai ta hedhë votën të lirë dhe në sekret të plotë. Është një rekomandim i rëndë nga ODIHR dhe OSBE që të merren masa për ta mbrojtur. në ditët në vijim do diskutojmë masat që rregullojnë veprimtarinë e prokurorisë, policisë, SPAK në intimidimin e krimit ligjor. Masat që do merren në QV, masa që të garantojnë që kutia nuk mbushet. Këto janë problemi real, që vota e zgjedhësit është e vërtetë dhe numërohet pa manipulime dhe gjitha çështjet e tjera janë rreth këtij boshti. Kjo është sfida e madhe. Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që brenda 31 majit t’i diskutojmë dhe arrijmë në kompromis.” – konkludoi Bylykbashi.

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, doli kundër kompromisit të mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare për këtë reformë.

Pas mbledhjes së tryezës, Hajdari tha se PS dhe PD kanë rënë dakord për financim miks të fushatave zgjedhore, duke kërkuar dyfishim të buxhetit nga qeveria, por sipas saj, këto para do të jenë të taksapaguesve shqiptarë.

Gjithashtu, Hajdari tha se nuk është dakord dhe me zvogëlimin e periudhës zgjedhore mes dative 15 prill- 15 maj dhe 15 tetor- 15 nëntor, pasi sipas saj, me këtë iu mbyllet dera emigrantëve, të cilët vijnë zakonisht në muajin qershor.

Propozuam një ligj për referendumin, pasi nëse do ta kishim këtë Teatri Kombëtar nuk do të ishte shembur sot. I bëj thirrje Lulzim Bashës të mbështesë propozimin e opozitës parlamentare dhe të mos bëjë më marrëveshje me Edi Ramën, sepse sa herë gjendet ngushtë, ata bëjnë pazare.

Nëse ne ndryshojmë fashat e orarit të atyre që votojnë, ne i mbyllim derën diasporës. Në qershor vijnë shumë njerëz nga diaspora. Këta po heqin këtë fashë, duke iu hequr të drejtën diasporës për të votuar. Pra, me këtë ndryshim ne i mbyllim dy herë derën diasporës.

Një gjë tjetër, ishte financimi i partive. Kanë rëndë dakord PS- PD, që financimi të dyfishohet. Këto lekë vijnë nga taksapaguesit shqiptar dhe minimum është të japin një shpjegim pse duan dyfishim të kësaj shume. Duhet t’iu japim shqiptarëve ndryshim të sistemit, ose t’i bëjmë të zgjedhin me referendum, nëse e duan ndryshimin e sistemit”, tha Hajdari. ©Lapsi.al

 



3 Comments

  1. sistemi eshte problem dytesor persa kohe Rama i vjedh te gjithe sistemet.

    ky sistem aktual ben qe kryetari i partise te zgjedhe ekipin , ne kushte kur nderhyrjet e krimit, pozites-mazhorances korrupsionit, frikesimit, ky garanton qe kryetari i partise ta mbaje ekipin.

    KJO nuk garanton qe zgjedhjet nuk vidhen apo Lista nuk blehet!!!!

    zgjdhjet vidhen nga ata qe kane instrumentet per ta bere kete , pikerisht qeveria, mazhoranca qe ka pushtetin politik, ekonomik dhe bashkepunimin me krimin e organizuar , kanabisin , drogen korrupsionin etj.

    SI do i zgjidhni keto probleme O opozita: Oerd dhe Petrit ?? si do beni te mundur qe zgjedhjet te jene te lira dhe qe procesi te mos vidhet demtohet, dmth vota te shkoje e lire dhe procesi i administritmit dhe numerimit te jete i rregullt ????

    ne kustet aktuale jeni te HUMBUR pa bere zgjedhe fare , edhe sikur te votoheni 99% prape rama do jua vjedhe sepse a mjetjet, ?? si do ia kufizoni mjetejt si do e ndalni ? apo do vej doren ne zemer dhe do ju thote me besoni por kesja rradhe skam me ju vjedh

    ky problem si zgjidhet?

    (ti rudina smerr as dy vota kshu qe mos bej zhurme kot per PS)

  2. Ceshtjet kryesore jane Sistemi zgjedhor pra listat e hapura si minimum, Votimi elektronik pra eliminimi i futjes se duarve te njerezve ne vota dhe Administrata zgjedhore qe esjte tejet e mbingarkuar ku nje qender votimi me 200 votues reale, ka te pakten 16 persona vec vezhguesve te partive qe hyne e dalin. Me sa duket keto ceshtje jane konsideruar te dores se dyte. Jemi ne rregull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *