• |
ide | kryesore

Napoli, humbja e Milik kushton 55 milionë: objektivi është sulmuesi i Lille

-Instant, Sport



I ri, i fortë fizikisht, me nuhatje për golin, por mbi të gjitha i pëlqen cmendurisht teknikut Rino Gattuso. Napoli ka gjetur tek Victor Osimhen, sulmuesi 21 vjecar i Lille, zëvendësuesin e Arek Milik që ka treguar dëshirën për të ndryshuar ambjent. Giuntoli ka arritur tashmë një akord me lojtarin, por duhet negociuar me klubin francez që kërkon jo më pak se 55 milionë euro për të lënë të lirë xhevahirin e tyre.

Një lojë e gjitha për tu luajtur me Lille, por raportet mes klubeve janë të mirë, edhe pse vitin e kaluar ishin gati duke mbyllur operacionin për Nicolas Pépé. Francezët pranuan 80 milionët e oferuar nga De Laurentiis, që refuzoi të derdhte komisione për menaxherët e lojtarit, që mori rrugën për në Londër tek Arsenal. Edhe këtë vit, rivaliteti për Napoli vjen nga Premier: sipas Il Mattino, Osimhen i pëlqen gjysmës së Europës, por në vecanti Liverpool. 18 golat (nga të cilët 2 në Champions) në sezonin e tij të parë, nuk kanë kaluar pa rënë në sy e tek Napoli po mundohen të djegin kohët, për të evituar një ankand të rrezikshëm.

Për djaloshin këto nuk janë ditë të lehta e merkato është ndoshta një nga gjërat e fundit që mendon, duke qenë se të dielën ka humbur të atin. “RIP baba. Nuk ka fjalë për të përshkruar ndjenjat e mia“ ishte mesazhi i shkruar prej sulmuesit në rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *