• |
ide | kryesore

Ndahet çifti i Riverdale

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori Cole Sprouse dhe Lili Reinhart i kanë dhënë fund lidhjes, referuar burimeve të People dhe Page Six.

Zërat për ndarje vijnë pas letrës publike që Sprouse postoi në prill, ku theksonte se nuk do të “toleronte komentet negative”. Ndonëse aktori nuk specifikoi se cilave komente u referohej, duket se reagimi erdhi pas thashethemeve që pretendonin se Sprouse e kishte tradhtuar Lili-n. Asokohe, Reinhart foli për “abuzimet toksike” të rrjeteve sociale. Nuk është hera e parë që përflitet për një ndarje të tyre. Në korrik të 2019-s, një burim për E! News tha se “ata nuk po jetonin më bashkë gjatë xhirimeve të Riverdale”. Asokohe, burimi u shpreh se “janë përpjekur t’i rrinë larg njëri-tjetrit”. Megjithatë, po në korrik, Lili Reinhart hodhi poshte aludimet duke publikuar një foto të kopertinez së W Magazine.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *