• |
ide | kryesore

Si e ndryshoi qëndrimin për Teatrin, drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Zbulohen të tjera detaje nga vendimi i paligjshëm për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar një intervistë të drejtoreshës së Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani në vitin 2015-të ku thoshte se godina nuk përbënte rrezik, por 5 vjet më pas ka ndryshuar qëndrim.

Në shkurt 2015, firmëtarja e prishjes së Teatrit në Këshillin Bashkiak të Tiranës, do të shprehej se, godina nuk rrezikon të shembet, ndërsa specialistët e IMK-së kishin punuar për përmirësimin e kushteve dhe parametrave të tij.


“Objekti ku sot zhvillon aktivitetin Teatri Kombëtar ka pësuar dëmtime. Raporti i hartuar nga specialistët e IMK pasqyron në mënyrë të hollësishme gjendjen. Në këtë raport NUK bëhet fjalë për jetëgjatësinë e objektit, i cili në vetvete NUK RREZIKON, por i përmirësimit të kushteve dhe parametrave për funksionimin e tij – deklaronte Dollani.

Në datën 16 korrik 2015 e njëjta drejtoreshë i dha Teatrit Kombetar statusin ligjor “Në Mbrojtje Paraprake” ndërsa tashmë e njëjta drejtoreshë si pjesë e Këshillit Bashkiak ka firmosur prishjen e Teatrit Kombetar. ©LAPSI.al

6 Comments

  1. Ofiqe, OFIQE, zoterinj, kjo lloje blerjr i ka vene ne veshtiresi shume figura, apo ashtu te quajtur, sepse ne doni ti shikoni karakterin, burrerine, e qendrueshmerine, viheni ne s;prove me marifetet e manovres qeveri_bashki, e le te na thone firmetaret, apo IKMTja, apo llomotologjija e kryeministrit, me justifikimin e veprimit anti ligjor te veprimit, edhe pse tek ne nuk ka drejtesi sepse tashme jane pushtuar, organizuar nga pucisti, i prerjes se beses se popullit qe eshte dora vete KM, Rama, Si eshte ai vete, ashtu e do edhe tufen e servileve nga pas. Shihni grupin bashkiak, mono partiak, kelyshe te rilindjes, IKMT, servile zyrtare, pa personalitet kapot e policise, jane ish, e kontigjente te regjimit te Enver Hoxhes, firmetaret artiste gjoja, bythe shitur per interesa personale, Dhe pa marre parasyshe komisionin e kultures ne ate ministri, qe jane me shume per te ruajtur delet, se sa autoritare profesionist te monumenteve, apo per artin, e keshtu lufta po behet midis djallezise se qeverise, e shpures zuzare qe i shkon pas, ndaj kerkesave te sinqerta te pastra morale artistike, ne mbrojtje te artit, kultures, trashegimenise, e prones.Zgjidhni e mbani mbi koke nje sistem qe per kesi veprimesh eshte baraz, me diktaturen.

  2. Normale qe paraja dhe perfitimer e padrejta te lidhin arsyebn e te shtyjne te peshtysh vehten.Keshtu eshte gatuar kjo maxhorance, korrupsion total, ofrime ofiqesh per miqte e shoqerine me parate e punesimet e shtetit , denigrim total per kundershtaret deri heqja nga puna.Ndaj njerezit e dobet shkelin mbi dinjitetin e tyre.

  3. Per sa pak blihen keta njerez..sa pak vlere i japin vetes. gjynah..Te brumosur me makuteri, nuk ndalen para asgjeje, kujton se do behet ne pasur edhe per nje vit. Nuk kane asnje merite, nuk kane asnje aftesi pervecse servilosjes, shesin cdo gje, bindjet, ndergjegjen dhe kushedi se c’fare tjeter.

  4. Militante, pjese e stanit te Ripjerdhjes. Blien dhe shiten per 1 grusht fara.

    Po ndonje reagim nga i madhi Pandeli Majko a ka?! Sikur eshte harruar! Jo per gje, por ka qene kunder, ne kuvend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu