• |
ide | kryesore

‘Vëllai binjak’ i Kendall Jenner, tashmë një serial të vetin

-Instant, Paparazzi, Slider



Klani Kardashian-Jenner është i njohur, por jo të gjithë “anëtarët” e familjes janë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, i vetëdeklaruar si vëllai binjak i Kendall Jenner, Kirby Jenner, po shijon suksesin e tij.

Kirby Jenner prezantoi këtë fundjavë në Quibi një serial. “Emri im është Kirby Jenner. Të gjithë në familje kanë reality show-n e tyre,” thotë ai. “Kështu që kur më pyetën nëse doja të kisha show-n tim, u thashë që nuk e dija. Nuk e kisha menduar, por nëna ime më tha ‘po’. Kris dhe Kendall Jenner do të shërbejnë si producente ekzekutive në serial. Që të sqarohemi: Kirby nuk është vëllai i Kendall. Ai fitoi famë kohë më parë teksa u prezantua në Instagram si vëllai i supermodeles. Prej kohësh, Kirby editon fotot e Kendall-it ku vendos veten, të cilat u popullarizuan mjaftueshëm sa për t’i rënë në dorë edhe Kendall-it.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *