• |
ide | kryesore

Chrissy Teigen tregon operacionin plastik që do realizojë (Foto)

-Instant, Paparazzi, Slider



Kur Chrissy Teigen shkroi në Twitter se do t’i nënshtrohej një operacioni, njerëzit patën pyetje. Në një postim në Instagram, modelja shpjegoi së fundmi operacionin misterioz – do të heqë implantet e gjoksit.

Në mars, Teigen tha se ka vendosur implante në gjoks kur ishte në moshën 20-vjeçare. “Po, e kam bërë gjoksin kur isha 20 vjeç,” tha ajo për Glamour. “Por më vonë vijnë në jetë fëmijët dhe gjoksi mbushet me qumësht.” Asokohe, Chrissy tha se po konsideronte faktin e heqjes së impanteve, por nuk ishte e sigurt dhe ndihej e frikësuar nga operacioni, por mesa duket tashmë e ka ndarë mendjen. Në një foto ku shfaqet topless në Instagram, Chrissy shkroi se “implantet e kanë kufizuar përsa i përket pjesës së veshjeve dhe nuk ndihet rehat”.

Nuk është hera e parë që Teigen flet për ndërhyrjet estetike. Në një intervistë për Refinery29, ajo tha se ka hequr dhjam në zonën afër sqetullave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *