• |
ide | kryesore

E dëmtoi arbitri i ndeshjes: Dortmund në ankth për Haaland

-Instant, Sport



Janë orë pritje e nervozizmi në kampin e Borussia Dortmund. Verdhezinjtë kanë dalë nga sfida e kreut me Bayern Mynih me kocka të thyera, jo vetëm për 0-1 që i zbriti në – 7 nga bararezët kryesues, por edhe për dëmtimin e Erling Braut Haaland, që ka lënë fushën në minutën e 27′ të pjesës së dytë i dëmtuar nga një përplasje e pazakontë me arbitrin Tobias Stieler. Për sulmuesin norvegjez është folur menjëherë për një ndrydhje të gjurit, por ekzaminimet e detajuara do të vlerësojnë shkallën e dëmtimit dhe do të përcaktojnë kohët e rikuperimit.

Tekniku Lucien Favre ka bërë menjëherë të ditur se “nuk duhet të jetë asgjë e rëndë”, duke nënvizuar në të njëjtën kohë se problemi fizik është ekskluzivisht i tipit “traumatik” e se nuk ka të bëjë fare me rifillimin e aktivitetit pas një ndalese të gjatë. Në kampin e Dortmund mbeten në ankth, duke menduar për një kampionat që, pavarësisht shuplakës së marrë nga rivalët, është akoma i gjithi për tu luajtur. E njëjta situatë është edhe për vetë Haaland, që në moshën 19 vjecare e me vetëm 11 ndeshje të luajtura në Bundesligë është në garë për Këpucën e Artë: për momentin ndodhet në vendin e katërt me 44 pikë, 10 distanca nga dyshja Immobile-Lewandowski.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *