• |
ide | kryesore

E rëndë në Itali, shqiptari humb jetën në ditën e lindjes

Lajme, Të fundit



Një 46-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në Itali pas një aksidenti tragjik në autostradën A13 në mes të Villamarzana dhe Occhiobello. Aksidenti ndodhi rreth orës 8:30 të mëngjesit të kësaj mërkure ndërsa në autostradë u krijuar 10 km radhë makinash.

Sipas medieve italiane viktimë ka mbetur Sokol Keci i cili banonte në Rosolina dhe pikërisht sot ai kishte ditëlindjen ku bënte 46-vjeç.

Në operacionin e shpëtimit erdhën shumë zjarrfikës dhe ambulanca por përplasja ishte aq e dorë sa 46-vjeçari mbeti i vdekur në vend. Në aksident u përfshinë një veturë, një fugon dhe një kamion. Ndërkohë policia po heton lidhur me shkaqet e këtij aksidenti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *