• |
ide | kryesore

Gruaja gjendet e pajetë në banesë, çfarë dyshojnë autoritetet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një grua e moshuar është gjendur pa jetë ditën e sotme në banesën e saj.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e 70-vjeçares në Mamurra. Viktima është identifikuar si Gjelina Hoti, e cila jetonte e vetme.

Dyshimet e para janë se e moshuara ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Mendohet që kontakti me rrymën elektrike ka ndodhur nga pakujdesia. Por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Fqinjët kanë njoftuar policinë, pasi e moshuara nuk ishte përgjigjur në telefon.

Policia bashkë me zjarrfikësit kanë ndërhyrë, duke thyer derën e banesës ku edhe kanë gjetur pa jetë të moshuarën.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *