• |
ide | kryesore

Hailey dhe Justin hedhin në gjyq kirurgun plastik

-Instant, Paparazzi, Slider



Justin dhe Hailey Bieber do të ndërmarrin veprime ligjore kundër një kirurgu plastik, pas pretendimeve të këtij të fundit në lidhje me ndërhyrjet që Hailey mund të ketë bërë në fytyrë.

Në një letër të siguruar nga E! News, avokatët e çiftit Bieber akuzojnë Dr. Daniel Barret për “përdorim të emrit, imazhit dhe famës” për të “reklamuar në mënyrë komerciale praktikën e kirurgjisë së tij plastike dhe për të përhapur pretendime të rreme”. Ai akuzohet gjithashtu se ka përdorur “pjesë të mbrojtura nga e drejta e autorit” referuar këngës “Sorry” të Justin Bieber në videon e tij. Dr. Barret tregon dy foto të Hailey-t dhe pretendon se ajo i është nënshtruar një ndërhyrjeje në hundë. Përpos rinoplastikës, ai thotë se Hailey ka konturuar nofullën, mollëzat dhe buzët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *