• |
ide | kryesore

Inter, 160 milionë euro ‘thesar’ për të rindërtuar sulmin

-Instant, Sport



Lautaro Martinez është një hap nga Barcellona e Inter mund të arkëtojë 85 milionë euro plùs një lojtar. Mauro Icardi do të kalojë përfundimisht tek Psg për 60 milionë plus 5 bonus, ndërsa e drejta e blerjes së Ivan Perisic do ti kushtojë Bayern 10 milionë euro. Llogaria është e bërë e, pasi të mbushin arkën, drejtuesit zikaltër do ti japin aprovimin operacionit “rinovimi i sulmit”.

I gjithë reparti ka vetëm një pikë fikse: Lukaku. Zikaltrit kanë një alternativë të preferuar që është Timo Ëerner. Sulmuesi gjerman kushton 50 milionë, por më shumë se tratativa me Leipzig, në Milano janë të shqetësuar nga konkurenca e Liverpool.

Mbetet gjithnjë e nxehtë pista Cavani, që ka avantazhin se mund të mbërrijë me parametër zero, duke qenë se është në skadencë me Psg. Pengesa në këtë rast është rroga. Inter është i gatshëm ti ofrojë një kontratë tre vjecare, por është ende larg nga shifra e kërkuar nga Matador, që nuk dëshiron të zbresë nën 10 milionë në vit. Por është e mundshme që, në fund, palët të arrijnë të gjejnë një akord.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *