• |
ide | kryesore

Ligue 1 nuk rifillon: Senati i jep një goditje ‘poshtë brezit’ Lion e Aulas

-Instant, Sport



Senati francez ka përjashtuar amendamentin që mund të kishte lejuar Ligën e futbollit të rifillonte kampionatet, duke dekretuar një humbje të re për presidentin e Lion, Jean-Michel Aulas, që udhëhiqte betejën kundër vendimit për të mbyllur para kohe turnetë. Amendamenti, i firmosur nga 72 senatorë, propozonte ti lejonte Ligës zgjedhjen e autorizimit për rifillimin e kompeticioneve “pas vendimit të komitetit shkencor” e sipas një “protokolli sanitar të përshtatshëm”.

Në debat Senati, është shprehur edhe ministrja e Sportit, Roxana Maracineanu, natyrisht në sens të kundërt me amendamentin: “Adaptuesja e këtij amendamenti – ka thënë ndër të tjera ish-kampionia e notit, tani ministre – do të ishte burim konfuzioni”. Për Aulas, rruga e një amendamenti për tu miratuar sipas një ligji tani është mbyllur, nga momenti që teksti, i miratuar tashmë në 15 maj nga Assemblée Nationale, nuk do të bëjë transferime të mëtejshme midis dy degëve të parlamentit.

Presidentit të Lion i mbetet tani vetëm rruga e drejtësisë administrative: në 4 qershor Këshilli i Shtetit duhet të ekzaminojë ankimimin e Lion kundër vendimit për të ndaluar kampionatet e kundër kritereve për të përcaktuar klasifikimin final, që e lënë Lion në vendin e 7° e jashtë kupave europiane, ashtu si nuk ndodhte prej 20 vjetësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *