• |
ide | kryesore

Mbappé injoron Topin e Artë: “Nuk më lë pa gjumë”

-Instant, Sport



Kylian Mbappé është një profil i denjë për Topin e Artë, në të tashmen e të ardhmen e futbollit botëror. Një objektiv për sulmuesin francez të Psg, por jo një prioritet për momentin, me cmimin më të ëndërruar për lojtarë që është pronë e Cristiano Ronaldo e Lionel Messi në vitet e fundit (për përjashtimin Modric). “Do ishte bukur ta fitoja, por fle shumë mirë natën – ka komentuar Mbappé -. Psg e Kombëtarja do të jenë gjithnjë prioritetet e mia”.

Një diskutim i kujdesshëm, që sigurtisht bën efekt, por që lë të kuptohet edhe një lloj programimi që i ka bërë vetes fenomeni francez: “Nuk është dicka që më mban zgjuar natën, fakti që mund ta fitoj ose jo. Do ishte bukur, por nuk besoj se duhet ta fitoj sezonin e ardhshëm” ka deklaruar Mbappé për Daily Mirror.

Asnjë limit e asnjë detyrim dhe duket se është zgjedhja që djaloshi i artë ka bërë për të mbajtur larg presionin: “Nuk i vendos vetes limite. Psg e Franca kanë gjithnjë prioritetin tim, kështu që nëse nderimet personale derivojnë nga përfaqësimet e mia, është një avantazhi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *