• |
ide | kryesore

Moti sot, çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri dhe Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
moti



Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet e shiut, kryesisht në zonat lindore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 08ºC në 22ºC, në zonat e ulëta nga 13ºC në 25ºC dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 26ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 07ºC deri në 16ºC dhe në zonat e ulëta nga 11ºC në 20ºC.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *