• |
ide | kryesore

PAA nënshkruan marrëveshje me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar

Lajme



Deklarata e shpërndarë për mediat.

 Sot në datë 27 Maj 2020 Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste z. Agron Duka nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me z. Agim Rrapaj, Kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, ku bëjnë pjesë 34 shoqata që përfaqësojne fermerët, agropërpunuesit dhe agroturizmin.

PAA angazhohet të jetë një zë i fortë dhe thellësisht profesional në mbështetje të zgjidhjes së problemeve dhe në bashkëpunimin për hartimin dhe implementimin e strategjive sektoriale dhe sipas rajoneve në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm rural bazuar në eksperiencat më të mira ndërkombëtare.

PAA vlerëson se mbështetja për bujqësinë është e pa plotë dhe spontane, fermerët janë në një rrezik të përhershëm të prodhimeve të tyre si për shkak të ekspozimit ndaj fatkeqësive natyrore, nga konkurenca e ashpër jo e lirë dhe jo e ndershme me partnerët e tjerë tregtarë që kanë skema të fuqishme mbrojtjeje dhe subvencionimi direkt dhe indirekt.

PAA synon që si një parti e ardhshme parlamentare të jetë zëri real i shqetësimeve të fermerëve, blegtorëve, peshkatarëve, bletërritësve, i grumbulluesve dhe përpunuesve të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale.

Bujqësia shqiptare duhet të mbështetet me skema të qarta, të shpejta dhe efikase të uljes së kostove të prodhimit dhe përpunimit.

Skemat e sigurimit nga fatkeqësitë natyrore të bashkëfinancuara/subvencionuara edhe nga ana e shtetit janë më të domosdoshme se kurrë pasi fatkeqësitë natyrore janë bërë më të shpeshta dhe më shkatërruese.

Skemat e financimeve me kosto më të ulët do të ndihmojnë rritjen e prodhimit.

Rritja e shkallës së përfitimit nga fondet e BE – janë pika e kthimit dhe kalimit drejt një ekonomie bujqësore më moderne dhe më miqësore me ambientin. Ekonomia gri duhet të jetë avantazh i Shqipërisë.

PAA vlerëson se shoqatat e përfaqësimit të agrobiznesit janë një mundësi e jashtëzakonshme për të njohur problemet konkrete në zonat konkrete, për të bashkëpunuar për strategjitë funksionale  në çdo sektor të agrobiznesit shqiptar.

Ky bashkëpunim do të jetë i përhershëm dhe do të plotësohet dhe bëhet sa më efektiv në përputhje me dinamikën dhe sfidat e përditshme të çdo sektori të agrobiznesit tonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *