• |
ide | kryesore

Premier League shokohet nga rasti i infektimit të Ramsdale: “Ndihemi të prekshëm”

-Instant, Sport



Pozitiviteti me Covid-19 i Aaron Ramsdale, portierit të Bournemouth, ka tronditur ambjentin e Premier League. Jo më tepër për infektimin në vetvete, se sa për vecantinë e rastit: 22 vjecari kishte rezultuar negativ në testin e parë, për më pas të dilte pozitiv në atë pasardhës, vetëm pas tre ditësh. Tekniku i kuqezinjve të Dorset ka rrëfyer se si ky episod ka tronditur skuadrën: “Mund ta imagjinoj shqetësimin e të mijve – ka thënë Eddie Howe për Daily Mail – Sepse mendoj se është i njëjti që provoj edhe unë. Deri tani nuk kishim patur të infektuar e po procedonim mirë, por një lajm si ky i ndryshon gjërat e na bën të ndihemi të prekshëm”.

KAMPIONATI DREJT RIFILLIMIT
Tani në Angli mund të stërvitesh si para pandemisë, me përplasje e kontakte të afërta. Të gjithë klubet janë dakordësuar mbi një pikë që mund të ngadalësonte startin e Premier League, duke parë shqetësimet e lidhura me rastet e lojtarëve pozitivë. Tani shihet me optimizëm data e rifillimit. Eshtë e mundshme që në fund të havës do të zgjidhet data 20 qershor.

Komunikata e Ligës angleze, sidoqoftë, megjithatë kërkon kujdes, duke këshilluar “reduktimin në minimum të cdo kontakti të afërt jo të nevojshëm. Prioriteti mbetet shëndeti e mirëqenia e të gjithë pjesëmarrësve. Janë vendosur protokolle të forta mjekësore për të garantuar që fusha e stërvitjes të jetë ambjenti më i sigurtë i mundshëm e që lojtarët e personeli të vazhdojnë të testohen për Covid-19 dy herë në javë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *