• |
ide | kryesore

Video/ Real Madrid nuk harron viktimat e Covid-19: një minutë heshtje në ditën e parë të zisë kombëtare

-Instant, Sport, Video



Një minutë heshtje për të kujtuar viktimat e pandemisë së Covid-19. Futbollistët e Real Madrid janë mbledhur në formë rrethi përpara fillimit të stërvitjes së tretë të javës në Valdebebas, për ti bërë homazhet shumë spanjollëve që kanë humbur jetën për shkak të koronavirus.

Një gjest simbolik, ai i bërë nga Blacos të udhëhequr nga Sergio Ramos, që kryhet në të parën nga 10 ditët e zisë kombëtare të dekretuar nga qeveria e Pedro Sanchez. Në përfundim të minutës së heshtjes, lojtarët kanë nisur aktivitetin të ndarë në grupe, ashtu si parashikon protokolli sanitar i La Liga.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *