• |
ide | kryesore

“Stadiume me tifozë”: Serbia hap futbollin, në kohën kur FSHF pret akoma një përgjigje

-Instant, Sport



Futbolli në Shqipëri nuk merr përgjigje as për të rifilluar pa tifozë, ndërsa në Serbi i japin të drejtën tifozëve të mbushin stadiumet, duke nisur nga 1 qershori. Kjo është diferenca mes dy vendeve, që për momentin e krijoi vendimi i autoriteteve serbe për të kthyer vendin në normalitet, duke qenë se flasim për dy vende që kanë patur nën kontroll situatën dhe nëse krahasohen me vendet e tjera vetëm sa janë prekur lehtë nga virusi.

Kështu, në Serbi do ti lejohet spektatorëve të marrin pjesë në ndeshjet e futbollit si dhe sporteve të tjera në ambjent të hapur, duke filluar nga data 1° qershor. Në fakt ka një kusht, sepse duhet respektuar distanca sociale, në kohën kur ende nuk është përfunduar pandemia për shkak koronavirus.

“Tifozët duhet të qendrojnë një metër lart njëri tjetrit”, ka bërë të ditur sot Komiteti i emergjencës së koronavirus në qeverinë serbe, në vendimin e tij. Të gjithë kampionatet e futbollit në vend janë ndalur që në muajin mars e vullneti është ai për të rifilluar në fund javë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *