• |
ide | kryesore

Teoritë konspirative/A ra miti i profesorit që “zbuloi” mjekimin kundër Covid 19

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Didier Raoult mjeku dhe mikrobiologu i parë që propozoi kurimin e Covid-19 me ilaçin e hidrokloriksinës, të shoqëruar me antibiotikun aztromicinë është vënë në pikpyetje të madhe pas një studimi të gjërë të botuar në revistën e famshme Lancet e cila e ka hedhur poshtë kurën e tij. Mjeku rebel që për këtë u cilësua si çmendur, për mjekimin e të cilit Donald Trump tha fjalët më të mira, ndërsa Makron morri avionin ta takojë në Marsejë, e ka përjetuar keq vendimin e autoriteteve për ta hequr kurën e tij me Plaquenil nga protokolli. Sipas studimit të fundit ajo nuk ka ndikim mbi të sëmurët me Covid 19, madje shkakton dhe efekte anësore.

Portret/ Shkenctari i çmendur prej nga mund të vijë ilaçi i shërimit

Dy ditë më parë ai ka reaguar në lidhje me pezullimin e mbështetjes së studimit të përdorimit të hidroklorikinës dhe azitromicinës tek të sëmuret me Covid 19.

Në një material të gjatë shpjegues, Dr.Raoult tregoo se gjatë këtyre dy muajve e gjysmë ka shëruar mijëra të prekur nga Covid në institutin e drejtuar prej tij në Marsejë, ku një pjesë e madhe e pacientëve siç tregon ai janë mjekuar nga hidrokloriksinë.

Por, pse po hiqet ky ilaç? Mjeku, i cilësuar shpesh si kontravers, jep një arsye madhore të lidhur vetëm me çmimin e lirë dhe me paaftesinë e menaxhimit të kësaj pandemie në këto kohë ku jetët tona më shumë se nga njerëzit kontrollohen nga teknologjia e informacionit dhe të dhënat që vijnë prej saj.

Profesori Raoult denoncoi hulumtimin e Lancet në gazetën La Provence si “një studim fals të bërë me të dhëna të mëdha të zotëruara keq”. Ai ka vazhduar të trajtojë shumë njerëz në spitalin e Marsejës që ai drejton (mbi 3,000 pacientë) dhe mbetet i bindur për përfitimet e trajtimit.

Raoult minimizoi rreziqet e shëndetit, duke thënë “natyrisht, ju mund të vrisni veten nëse merrni shumë hidroksilklorinë, ashtu si mundeni me dolipranin” (i ngjashëm me aspirinën ose paracetamolin në Francë), “i cili është në të vërtetë shumë më i rrezikshëm. Asgjë nuk mund të fshijë atë që kam parë me dy sytë e mi. ”

Raoult ka ndarë njëkohësisht Francën në përkrahës dhe kundërshtarë të fortë të tij. Por nëse “armiqtë” e akuzojnë se nul ka prova shkencore që kura e tij funksionon, dishepujt e tij flasin për numrin e suksesshem të të sheruarve në spitalin HIU të Marsejës që ai drejton dhe besojnë në teoritë konspirative se pas kritikëve të Hidroklorokinës qëndrojnë firmat farmaceutike që nuk e duan një ilaç që kushton vetëm pak euro.

 

 

Ai mban titullin e doktorit të shkencave dhe është i specializuar në sëmundjet infektive. Gjithashtu mjeku jep leksione rreth sëmundjeve infektive në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Marsejës



16 Comments

  1. “Miti” i profesorit bie vetëm për ata që i hanë të gjitha kallup ato që thonë media dhe “ekspertët mjekësor” te lidhur pas interesave të mëdha. Bëjini pyetje vetes:

    Pse duhet të gënjejë profesori Raoult? E shpiku nga mendja e tij hidroksiklorokinen?
    A nuk rrezikon ai dinjitetin e tij dhe figurën profesionale duke botuar lajme të “rreme”?
    Kush përfiton nga heqja e hidroksiklorokines nga tregu, duke ditur që ajo kushton shume pak?! Kompanitë e medha!
    Pse presidenti Tramp perdor hidroksiklorokinen, budallenj janë stafi i tij mjekësor?!
    Etjer etj ….

    E kuptoni pra lojen e qelbur që bëhet, që është për të ardhur keq që edhe ju të lapsit keni rënë pre. Ky artikull as nuk duhet të ishte në ballinën e portalit, kështu që edhe ai “neutralitet” falls i juaji del bllof. Ta kishit botuar një rresht vetëm, p.sh. “Sipas OBSH hidroksiklorokina u hoq nga lista e kurave të covidit, sipas OBSH ajo nuk funksiononte. OBSH ju ndërpre ndihma nga SHBA, OBSH u vonua shumë ne manaxhimin e situatës, drejtori i OBSH është nje marksist nga nje vend afrikan”. Pike! Pa analizen idiote qe keni bere.

  2. Pyetja eshte kush ta tager te gjykoje infektologun me te mire botror, kur dhe shifrat e mbeshtesin?! Problemi eshte se chlorokina kushton vetem 5euro, dhe ska laboraror qe ka patente ekskluzive (qe ta shesi sa te doji) se ky ilac ka 70vjet ne treg.
    Po ajo qe eshte e sigurte, me kete pandemi eshte se ka rene miti i media/gazetarve, shumica tyre jane te blere nga grupet farmaceutike

  3. Kam nje shok ne France dhe me ka thene qe ky doktor ka sheruar shume paciente midis tyre dhe kryetarin e Bashkise se Nices. Kuptohet askujt nuk i intereson qe kjo komedi qe i vune emrin COVID 19 te perfundoje pasi luhen triliona dollare. Nuk ngeli mall i mbetur me vite neper magazina pa u shitur, u detyruan njerezit te blejne dizinfektanmt per duart qe se kane perdorur ndo jehere ne jete te vete plus indistria e farmaceutikes. Atyre u intereson ti mbajne njerezit nen kontroll dhe tu imponojne nje vaksine qe nje zot e di se cdo kete brenda

  4. Korporatat e medha dhe hijet qe po bejne cdo gje te keqe e te zeze ne gjithe planetin normale qe do nxjerrin studimet e tyre, sepse vetem ashtu arrijne dy qellimet kryesore, zhdukjen graduale dhe perfitime marramendese. Profesori Rault dhe puna e tij i prishin pune ketyre horrave te tjere. Dhe pastaj kush nuk u shkon pas fijes i quajne konspiracioniste.

  5. Per fat te keq shume doktore te ndershem heshten perdhunshem nga” profesoret” milionere qe mision te tyre kane parane.

  6. Nuk ka vdekur miti i profesorit, u vërtetua ajo ç’farë shumë dyshojnë tashmë shumë njerëz. Që politika është nën shërbim të interesave private, dhe Franca nuk qënka përjashtim.

    Edhe në Shqipëri është shitur ky ilaç dhe askush nuk vdes!

    Në qendrën e profesorit 0.9% e të sëmurëve kanë vdekur, kundrejt afro 10% në vende të tjera. Të lozin lështu me jetët tona!

  7. ?Rrofte kallam deshtaku qe i mbylli brenda shqipetaret dhe i shpetoi nga covid 19 se te gjithe do kishin vdekur..karantina duhet te vazhdoi deri ne zgjedhjet e ardheshme asnje te mos dali as ne ballkon as ne dritare te mbydhen dhe perdet????

  8. Më ka dërguar doktori- foli si trim.

    -Po, si është puna?

    -Ju të gazetës- më tha- duhet të shkruani për mua, se kam qenë në burg. Jam nga Fushë- Kruja.

    Sapo kishte nisur botimin gazeta ‘Rilindja Demokratike’, më e kërkuara dhe më e lexuara në historinë e gazetave shqipe.

    -Mirë, po pse ke qenë në burg?, e pyes

    – Desha të vras Enver Hoxhën, prandaj…

    -Ta vrasësh?… Ma thuaj historinë, si ndodhi?

    -Kisha marrë vesh se Enveri do të kalonte me makinë mbi Urën e Zezës. Hyra poshtë urës dhe prita derisa të kalonte. Aty do ta vrisja.

    -Nga poshtë urës do ta vrisje tjetrin në makinën mbi urë? Si?

    – Me sëpatë!- tha ky që tashmë po bëhej pjesë e opozitës anti- komuniste.

    E pashë edhe një herë të mjerin dhe i thashë: ‘Mirë, mbylle derën dhe ik tani!’.

  9. ?Rrofte kallam deshtaku qe i mbylli brenda shqipetaret dhe i shpetoi nga covid 19 se te gjithe do kishin vdekur..karantina duhet te vazhdoi deri ne zgjedhjet e ardheshme asnje te mos dali as ne ballkon as ne dritare te mbydhen dhe perdet????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *