• |
ide | kryesore

Video/ Piatek pengon Leipzig të arrijë Dortmund: 2-2 në Red Bull Arena

-Instant, F1, Sport, Video



Në javën e 28 të Bundesligës, e treta pas rifillimit, në Red Bull Arena Leipzig është bllokuar në 2-2 nga Hertha Berlin. Avantazhi i miqve me Grujic (9′), përmbyset nga Klostermann (24′) e Schick (68) që përfiton nga një gabim skandaloz i portierit kundërshtar. Skuadra e Nagelsmann mori avantazhin edhe pse ishte me 10 lojtarë në 30 minutat e fundit të lojës, pas ndëshkimit me të kuq të Halstenberg, por nuk arriti ta ruante deri në fund, të dënuar nga një penallti e realizuar nga Piatek, që e pengon Leipzig të arrijë Borussia Dortmund në vendin e dytë.

Një ndeshje që nisi keq që në fillim për vendasit, duke i dhënë të drejtë edhe një herë studimit gjerman që sheh të fshirë faktorin fushë me stadiumet bosh. Grujic shënoi në minutën e 9, duke zgjuar në një farë mënyrë Red Bull që ekuilibroi mesfushën dhe spostoi lojën në gjysëmfushën kundërshtare. Barazimi erdhi në fakt si rrjedhë logjike e ndeshjes, në minutën e 24, kur Klostermann barazoi shifrat.

Red Bull u mundua të bënte presion për ta kthyer ndeshjen në favor, por shpresat për ta bërë dicka të tillë morën goditj në minutën e 63 kur Halstenberg e la skuadrën në inferioritet numerik. E pikërisht me 10 lojtarë, në të 68 Schik përmbysi rezultatin, por pa mundur ti sigurojë fitoren të tijve. Në minutën e 82, me vetëm 11 minuta në fushë, Piatek barazoi rezultatin me penallti, duke e mbajtur me 55 pikë Leipzig dy më poshtë se Dortmund i vendit të dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *