• |
ide | kryesore

VIDEO/ Policët e Veliajt më dhanë 2 mijë lekë pasi më rrahën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Flet i riu i komunitetit rom i cili u rrah nga dy policë bashkiakë mbrëmjen e së hënës. Videoja ndaj grumbulluesit të mbeturinave bëri xhiron e rrjetit dhe shkaktoi mjaft indinjatë.

“Më morën me zor dhe më futën në makinën e policisë bashkiake. Unë insistoja të mos futesha në makinë pasi kisha dhe nusen me vete që ishte dhe shtatzënë.

Ata më dhunuan dhe duke më tërhequr me zor për të më future në makinë. E panë që ishin gabim, më rrafën dhe më pas më dhanë një 2 mijë lekësh dhe u zhdukën. Unë vajta në komisariatin nr 6 dhe bëra kallëzim.”

Avokati I Popullit ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje ku është përfshirë edhe një civil. Ndërkohë në komisariati nr 6 është dorëzuar një kallëzim penal drejtuar dy policëve të policisë bashkiake.



6 Comments

  1. Plehrat vend pa dinjitet per njeriun fashizem njerez kafshe jepini pune ketyre mos i lini ne rruge te mbledhin kanace ushtrohet vetem dhune mbi ta plera vend qe vret te dobetin vend plere!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *